1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Provokues dhe i diskutueshëm - Populisti i djathtë austria Jërg Hajder ka humbur jetën

Politikani i djathtë austriak, Jërg Hajder ka humbur jetën në një aksident automobilistik. 58 vjeçari kryeministër i Kerntnerit, ishte populist dhe politikan me taktika të forta dhe karrierë të ndryshueshme.

default

Jërg Haider

Jërg Hajder ka qenë një figurë e çuditshme por edhe shumë e diskutueshme në politikën austriake. I lindur në vitin 1950 në Bad Goizernin e Austrisë së Sipërme, si i biri i një nacionalsocialisti të bindur, ai e filloi karrierën e tij politikë në vitin 1971 si kryetar i organizatës së të rinjve të Partisë liberale, me orientim të djathtë. Tetë vjetë më vonë ai hyri në Këshillin Kombëtar (parlamentin) austriak për partinë FPO (Partia liberale, parti me orientim të djathtë).

Policia duke inspektuar makinën e Joerg Haider

Policia duke inspektuar makinën e Joerg Haider

Që në atë kohë ai tërhoqi vëmendjen me shprehjet provokative, duke e quajtur kombin austriak një dështim ideologjik. Më vonë emri që i doli si politikan populist Laë-and-Order, (politikë që ka në qendër sigurinë e brendshme) i doli me të drejtë.„Në një farë mënyrë njeriu duhet të kthehet në sherif në një vend me kaq shumë gangsterë."

Në vitin 1989, me ndihmën e partisë konservatore, Partia Popullore ai u zgjodh kryeministër i landit ku ka lindur, në Kernten. Dy vjet më vonë u desh ta dorëzonte këtë post, pasi foli në publik për – "politikën e përkryer të punësimit të nacionalsocialistëve në Rajhun e Tretë".

Shumë shpesh Hajderit ju desh gjatë karrierës politike të dilte nga skena, por gjithnjë ai arriti të kthehej sërish. Në vitin 1999 u kthye si kryetar i landit të Kerntenit, një vit më vonë në politikën në nivel federal kur së bashku me Partinë Popullore të Volfgang Shyselit krijuan një qeveri e cila ishte shumë e diskutueshme.

Më shumë se një herë ai ja doli mbanë të tërhiqte vëmendjen jo vetëm me shprehjet por edhe me veprat, si ajo e fundit e ngritjes së një kampi të posacëm për azilkërkuesit.

Pas grindjeve me Partinë Liberale, FPÖ ai krijoi në vitin 2005 një parti të re, Lidhjen për të Ardhmen e Austrisë (BZÖ). Sukseset e tij të fundit ai i fitoi para dy javësh, duke marrë ne zgjedhjet parlamentare trefishin e votave që kish patur më parë. Por si në asnjë parti tjetër të Austrisë, në partinë e Jërg Hajderit cdo gjë është rrotulluar rreth personit të kryetarit. Çfarë rruge do të marrë partia e tij tani, pritet të shihet.

  • Data 11.10.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FY4l
  • Data 11.10.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FY4l