1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Provokacion oder propagandë? - Të shtëna kundër konvojit ku ndodhej Sakashvili dhe Kazhinski

Të shtënat ndaj konvojit të dy presidentëve shkaktojnë çarje të re në marrëdhënien e dëmtuar Rusi-Gjeorgji. Ngjarja ndodhi në zonën e sigurisë para Osetisë jugore.

Ushtarë gjeorgjianë duke u ushtruar kundër terrorizmit

Ushtarë gjeorgjianë duke u ushtruar kundër terrorizmit

Ndaj konvojit të presidentit gjeorgjian, Sakashvili u qëllua. Por Sakashvili ndodhej në shoqërinë e presidentit polak, Kazhinski, dhe të dy natën ishin futur në zonën e sigurisë. Kazhinski bën fjalë për shkelje të armëpushimit, Rusia flet për provokim.

E paqartë është se çfarë ka ndodhur vërtet

Çështja është e ngatërruar dhe ka një sërë pyetjesh të hapura. Edhe pamjet që tregon televizioni rus nuk japin ndonjë përgjigje përfundimtare për atë që ndodhi natën në kufirin gjeorgjian-osetianojugor. Aty shihen vetëm limuzina të zeza në terr gati të padallueshme, disa hije në një pikë kontrolli. Pastaj dëgjohen krisma.


Për palën gjeorgjiane rasti është i qartë

Ushtarë rusë kanë hapur zjarr ndaj konvojit. Aty ndodhej presidenti i Gjeorgjisë Sakashvili (Saakaschwili) dhe ai polak (Kazhinski (Kaczynski). Nuk kishte kaluar nata kur të dy dolën në konferencë shtypi. Sakashvili fajësoi rusët që me nje akt barbar kishin shkelur marrëveshjen e arëmpushimit. Ndërsa presidenti polak deklaroi: "Ne dëgjuam të shtëna armësh. U qëllua nga një distancë prej 30 metrash. Por nëse u qëllua në ajër apo ndaj konvojit këtë nuk mund ta them. Kjo e gjitha tregon megjithatë se plani i paqes për Kaukazin nuk është bërë ende realitet. Do të raportoj në BE për këtë."

Por ndaj pyetjes se çfarë kërkonin natën dy presidentë në një zonë që konsiderohet si e pasigurtë nuk pati përgjigje të qartë. Fshati, ku sipas të dhënave të mediave gjeorgjiane, ishte parashikuar të vizitoheshin refugjatët, ndodhet në qarkun Ahalgori, i cili që nga fundi i luftës pretendohet nga Osetia jugore. Qeveria e Osetisë jugore, të cilën Gjeogjia nuk e njeh ka deklaruar se ushtarët e saj nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Bëhet fjalë për propagandë nga gjeorgjianët

Shefi i shërbimit sekret të Osetisë jugore, Boris Atojev (Boris Attojew) ka deklaruar: "Kolona me rreth 39 makina erdhi në kufi. Pati një sherr mes rojave kufitare dhe personave që zbritën nga makina e parë. Ata thanë se është konvoji i presidentit Sakashvili dhe se duan të shkojnë në Leningori. Por Leningori është territor osetianojugor, për këtë arsye personat përgjegjës në kufi nuk lejuan kalimin e konvojit."

Konvoji është kthyer nga rruga. Nga ana e saj edhe qeveria ruse ka hedhur poshtë zërat se ushtarët e saj kanë qëlluar ndaj konvojit. Ministri i jashtëm rus, Lavrov (Lawrow) në Moskë ka thënë: "Ky është provokim i vërtetë. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Ata organizojnë çdo gjë vetë dhe fajësojnë pastaj palën ruse apo osetianojugore."

  • Data 24.11.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G148
  • Data 24.11.2008
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G148