1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Provë demokracie në Ukrainë

Më 31 tetor në Ukrainë zgjidhen parlamentet lokale. Këto zgjedhje janë të parat që zhvillohen pas zgjedhjeve presidenciale të fillimit të vitit 2010. Zgjedhjet shihen si provë për demokracinë.

default

Zgjedhje lokale në Ukrainë

Pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve rajonale dhe komunale, presidenti ukrainas Viktor Janukoviç i kërkoi guvernatorëve që të kujdesen për zhvillimin demokratik të zgjedhjeve. "Kini parasysh se për shkelje ose kepërdorime do të ketë reagime të shpejta", paralajmëroi Presidenti.

Viktor Janukoviç flet për reagime të shpejta

Viktor Janukoviç flet për reagime të shpejta

Po atij iu desh tashmë që të reagonte ndërkohë, pasi përfaqësues të partisë opozitare Atdheu gjetën në magazinën e një shtypshkronje në Sharkiv në Ukrainën lindore, 130 mijë vota, që pretendohen se janë fallsifikuar. Janukoviç ngarkoi prokurorinë që të kontrollonte atë çka u gjet.

Prokurori Jevhen Popoviç, tha më pas se votat ishin "një rezervë speciale", e cila sipas ligjit duhet prodhuar. Policia prezantoi versionin e vet duke thënë se sipas drejtorisë së shtypshkronjës, votat e gjetura ishin pjesë e provave të shtypjes të bëra paraprakisht.

Akuza kundër partisë së Presidentit

Julia Timoshenko paralajmëron për manipulime

Julia Timoshenko paralajmëron për manipulime

Julia Timoshenko, kryetarja e Partisë "Atdheu" tha se kërkush nuk mund të thotë se vota të ngjashme si ato që u gjetën në Charkiv, nuk gjenden edhe në zona të tjera të Ukrainës.

Menjeherë pas kësaj deklarate, disa parti opozitare thanë se kanë gjetur në Chmelnizkij dhe Ivano- Franivsk të Ukrainës perëndimore disa dhjetra mijëra vota të fallsifikuara. Opozitarët tremben se do të ketë manipulime zgjedhjesh. Ata paralajmërojnë për ndërhyrjen e "burimeve administratore" nga ana e partisë në pushtet nëpër rajone. Me këtë ata kanë parasysh përdorimin e logjistikës shtetërore, si përshembull mediat ose automjetet por edhe mobilizimin e zgjedhësve në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet.

Akuza kundër partisë së Janukoviçit kanë edhe komunistët, të cilët përbëjnë koalicionin qeveritar së bashku me partinë e presidentit dhe bllokun e kryetarit të parlamentit Volodymyr Lytvyn.

Kryetari i komunistëve, Petro Simonenko

Kryetari i komunistëve, Petro Simonenko

Kështu përfaqësues të partive në rajone kanë penguar në zonën ukrainolindore të Donezkut dhe Luhanzkut, pjesëmarrjen e komunistëve në zgjedhje. Kryetari i komunistëve, Petro Simonenko tha se kjo bëhet me udhëzimet e dhëna nga Kievi. Partia e rajoneve ka siguruar në këtë mënyrë marrjen e të paktën 60 përqind të votave.

Opozita mund të marrë më shumë vota


Sondazhet tregojnë se Partia e Janukoviçit ka humbur në simpati që prej zgjedhjeve presidenciale. Ekspertët e "Open Society Institute" thonë se kjo ka të bëjë me mospërmbushjen e premtimeve të bëra në zgjedhje. Kështu për shembull Janukoviçi kishte thënë ndër të tjera se shitblerja e tokës do të bëhej më transparente në mënyrë që firmat e vogla të kenë përfitime fiskale. Përveç kësaj ukrainasit i shqetëson rritja e madhe e çmimit të gazit, e cila shoqërohet me rritje çmimesh të produkteve ushqimore dhe të tarifave të transportit publik.

Kështu, sipas ekspertëve blloku opozitar i Timoçenkos, si dhe partitë e tjera mund të marrin rezultate më të mira se në zgjedhjet e fundit.

Autor: Markojan Ostaptschuk / Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 30.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PuO8
  • Data 30.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PuO8