1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Protestat në Londër, sjellin të tjera dëme në natën e tretë të dhunës

Më shumë se 200 persona janë arrestuar në Londër, gjatë protestave të dhunshme që kanë kthyer në zonë luftë, kryeqendrën britanike. Trazirat janë përhapur edhe në qytete të tjera si Birmingham, Bristol dhe Liverpool.

Londër

Londër

Nata e tretë e dhunës në rugët e Londrës ka mbjellë sërish panik dhe frikë në radhët e qytetarëve ndërsa kryeministri Cameron, është detyruar të ndërpresë pushimet për të tentuar rivendosjen e rendit. Të paktën 225 persona janë vënë tashmë nën pranga ndërsa pamjet e ndërtesave në flakë, luftës mes bandave dhe policisë, si dhe grabitjeve të dyqaneve kanë bërë xhiron e botës.

Me qindra të rinj u mblodhën në distriktin e Hackney, duke i vënë zjarrin makinave dhe disa ndërtesave, por kjo ishte pikënisja e natës së tretë të dhunës, pasi trazirat u përhapën edhe në pjesë të tjera të Londrës. Policia doli në një konferencë shtypi këtë të martë, duke thënë se ka arrestuar mes autorëve të dhunës, edhe 3 persona për tentativë vrasjeje. Këta persona, përplasën me makinë një officer policie në zonën e Brent-it, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bristol

Bristol

Dhuna u përhap jashtë kryeqytetit për herë të parë në orët e vona të së hënës. Në qytetin e Birmingham, policia kreu dhjetëra arrestiume pasi keqbërësit shkatërruan dyqane dje grabitën mallra me vlerë. Pamjet treguan se dhjetëra të rinj u larguan nga dyqanet me kompjutera, TV plazma dhe sende të tjera me vlerë.

Duke koordinuar një aksion-përgjigje

Kryeministri Cameron ka patur një takim urgjent mëngjesin e së martës me kreun e Komitetit të Emergjencave, COBRA për situatën aktuale. Sekretarja britanike e Brendshme, Theresa May është kthyer gjithashtu nga pushimet duke kërkuar nga autoritetet vigjilencë maksimale. Dhuna që ka shpërthyer në Londër në fundjavë, është më e keqja që ka përfshirë ndonjë qytet britanik në më shumë se një dekadë.

Liverpool

Liverpool

Tensionet lokale

Ndërkohë, tensionet kanë mbetur të larta në zonën e Tottenham, epiqendrën e shpërthimit të dhunës, dhe aty ku u vra 29-vjeçari i kthyer në simbolin e protestave, vrasje që tani pas po shfrytëzohen nga kriminelët. Mark Duggan, një shofer taksie, u vra në një shkëmbim zjarri pasi autoritetet ndaluan makinën e tij. Baba i një fëmije 4 vjeç, Mark vdiq menjëherë ndërsa policia po heton ngjarjen.

Autor: Reuters/ Aurel Boriçi

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM