1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Protestat kundër presidentit të Jemenit nuk kanë të ndalur

Pas disa ditëve protestash të dhunshme, presidenti i Jemenit Ali Abdullah Salih (të dielën pasdite 20.2.) i ofroi dialog opozitës. Salih deklaroi, se është i gatshëm të bisedojë për të gjitha "kërkesat legjitime".

default

Protesta në Jemen

Tone të pazakonta dëgjohen në Jemen: Sheiku Mohammed Abulahom, një nga drejtuesit e partisë në pushtet të presidentit Saleh, tregohet si reformator: "Ka kaluar koha, kur Jemenin e kontrollonte një familje e vetme. Ajo që po përjetojmë nëpër rrugë janë demonstratat e ndershme të rinisë sonë. Ne duhet të mësojmë prej tyre dhe t' i marrim seriozisht ndryshimet. Ato do të vijnë patjetër, duam apo nuk duam ne."

Protests in Yemen am 18.02.2011

Pamje nga protesta në kryeqytetin Sana

Realiteti është krejt ndryshe

Përkrahësit e qeverisë dhe të presidentit i janë kundërvënë me dhunë kundërshtarëve të tyre. Madje ata kanë përdorur edhe armët e zjarrit. Eshtë e paqartë, nëse të shtunën (19.02) është vrarë një student në kryeqytetin Sana, ndërkohë që ka konfirmime për shumë të plagosur. Të vdekur ka pasur në qendër të Jemenit jugor. Në Aden gjatë javës kanë gjetur vdekjen deri në dhjetë vetë. Ky qytet është epiqendër e lëvizjes separatiste, e cila lufton qysh prej 21 vjetësh për rifitimin e pavarësisë së jugut të bashkuar me veriun. Banorët e këtij rajoni e ndiejnë veten të lënë pasdore prej qeverisë qendrore sa i përket shanseve të barabarta dhe furnizimeve. Të dielën (20.2.) u arrestua kreu i lëvizjes së pavarësisë.

Jemen Proteste in Aden Polizeiauto brennt

Protesta në Aden, i vihet zjarri një makine të policisë

Sheiku Mohammed i partisë në pushtet i hedh poshtë vlerësimet, sipas të cilave këto janë zhvillime ngjashëm si në Egjipt dhe në Tunizi: "Në Jemen qeveria nuk rrezikohet të rrëzohet, sepse presidenti ka premtuar, që në vitin 2013 pas 34 vjetësh në post nuk do të rikandidojë dhe as nuk do t' ia kalojë pushtetin të birit. Eshtë e vërtetë, që 32 vjet në pushtet janë shumë, por a nuk mund ta shmangim ne një skenar si ai i Egjiptit?"

Lëshimet për hir të pushtetit të pamjaftueshme

Sheiku Mohammed ka parasysh një fazë tranzicioni prej dy vjetësh në Jemen - Ndërsa në Egjipt nuk iu arrit as gjysmë viti që t' u rezistohej protestave masive. Kjo është një përpjekje e kotë e pushtetarëve për ta shpëtuar në një farë mënyre pushtetin e tyre, mendon Youcef Bouandel nga Universiteti i Katarit: "Ata përpiqen gjithmonë me lëshime të vogla. Presidenti i Jemenit nuk do të kandidojë më. Pikërisht këtë u përpoq ta bëjë edhe Mubaraku, por nuk funksionoi."

Protestat në Sana dhe në mbarë Jemenin duket se do të vazhdojnë. SHBA-ja ende vazhdon ta mbështesë presidentin Saleh. SHBA-ja e angazhon atë në luftën kundër al Kaidës dhe për këtë e mbështet me 220 milionë euro në vit.

Autor: Ulrich Leidholdt / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 21.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10KsN
  • Data 21.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10KsN