1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Protesta të ujgurëve myslimanë në provincën e Kinës Veriperëndimore Xinjiang

Nga 19 milionë banorët e provincës Xinjiang rreth 8,3 milionë janë ujgurë, një nga popujt turq të besimit mysliman, të cilët kërkojnë prej dekadash më shumë autonomi për krahinat e tyre.

Harte, Uigure Rajon Kina Xinjang

Demonstrata masive në qytetin Urumqi përfundoi me një kasaphanë.

Gjatë protestave janë vrarë të paktën 140 vetë. Sipas agjencisë kineze të lajmeve, Hsinua, demonstruesit u kishin vënë flakën në provincën Urumki automjeteve dhe kishin bllokuar qarkullimin. Ujgurët në emigracion flasin nga ana tjetër për një demonstratë paqësore. Banorët e Xinjiangut kërkojnë prej dekadash më shumë autonomi për krahinat e tyre.

Rajoni autonom Xinjiang ndodhet ne Perëndim të Kinës dhe kufizohet me shumë vende të Azisë Qendrore si Pakistani, Afganistani, Taxhikistani dhe Rusia. Në 19 milionë banorët, rreth 8,3 milionë janë ujgurë, një nga popujt turq të besimit mysliman. Për shkak të gjendjes së veçantë gjeografike, qeveria qendrore kineze ndjek një kurs të ashpër në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ajo organizon migrim masiv të fisit më të madh popullor Han për në Xinjiang. Sipas të dhënave zyrtare, numri i kinezëve Han në Xinjiang në 50 vitet e fundit është njezëtepesëfishuar. Ushtria Popullore Çlirimtare tregon atje një prani të fortë.

Vendasit besojnë se nëpërkëmben përsa u përket fushave sociale, kulturore dhe ekonomike. Deklaratat e tyre për mangësi interpretohen shpesh si deklarata separatiste dhe vendosen në një kuadër ndërkombëtar. Për trazirat e së dielës, kryetari i rajonit autonom Xinjiang Nur Bekri thotë se bëhet fjalë për trazira të nxitura nga bota e jashtme: "Forcat separatiste në botën e jashtme na sulmojnë pandërprerë dhe nxisin njerëzit, që të dalin në rrugë dhe të demonstrojnë. E keqja brenda vendit bashkëpunon në të njëjtën frymë. Shërbimet informative të kongresit botëror të ujgurëve përhapin në internet thashetheme të këqia dhe nxisin atmosferën."

Atmosfera kritike çoi të dielën në një demonstratë masive në mes të qytetit Urumqi, e cila përfundoi me një kasaphanë. Më shumë se 140 vetë vdiqën. U dëgjuan të shtëna. Dilhadi Rexhiti, zëdhënës i Kongresit Botëror të Ujgurëve e kundërshton përfshirjen në trazira: "Deklaratave zyrtare u mungon çdo bazë. Qeveria kineze kërkon të justifikojë me këtë masat ushtarake kundër ujgurëve, të cilët demonstruan në mënyrë paqësore."

Trazirat i shkaktoi një vepër penale në provincën e Kinës së Jugut, Kanton (Guangdong), në të cilën u rrahën për vdekje dy punëtorë shëtitës ujgurë, të cilët akuzoheshin se kishin shpërdoruar seksualisht dy kineze në Han. Pjesë të popullsisë ujgure ishin të mendimit se hetimet nuk u bënë në mënyrën e duhur. Pakënaqësia vlon.

Autor: Gui Hao/Auron Dodi
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 06.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IiFk
  • Data 06.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IiFk