1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Protesta të mëdha kundër transportit radioaktiv në Gjermani

Transporti i vagonëve me lëndë radioaktive që vijnë nga Franca për t'u depozituar në Gorleben të Gjermanisë po shoqërohet me protesta dhe bllokim rrugësh - më të mëdhatë deri më sot kundër transporteve të tilla.

default

Mbyllje e hekurudhave

Protestuesit kanë bllokuar një sërë rrugësh duke penguar edhe furnizimin e trupave të policisë apo ndërrimin e skuadrave të policëve. Partia Ekologjike gjermane kërkoi në parlament mbajtjen e një seance të posaçme në lidhje me transportet në fjalë dhe politikën e qeverisë në lidhje me energjinë atomike. Kryetari i grupit parlamentar të ekologjistëve Volker Beck tha sot: "Demonstratat më të mëdha të të gjitha kohëra kundër transportit të castorëve tregon se qetësia në politikën atomike ka marrë fund. Zgjatja e kohës së punës për centralët atomikë e ka shkatërruar konsensin në politikën atomike."


Ç'është Castor?

Castor Transport Polizei

Përplasje me policinë


Castor është shkurtimi në anglisht i " cask for storage and transport of radioactive material", "fuçi për depozitimin dhe transportimin e materialit radioaktiv". Transporti i konteinierëve të tipit Castor në Gjermani bëhet me trena mallrash dhe vetëm kilometrat e fundit nga stacioni i Dannenbergut deri në vendin e depozitimit të tyre nën tokë në Gorleben bëhet me kamionë transporti. Çdo transport materialesh radioaktive nga stacioni i përpunimit të mbetjeve radioaktive në La Hague të Francës për në Gjermani shoqërohet me rezistencë të madhe në radhët e popullsisë. Protestuesit nuk organizojnë vetëm demonstrata por bllokojnë edhe rrugët e transportit hekurudhor dhe rrugor. Në protesta marrin pjesë edhe aktivistë francezë të mbrojtjes së ambientit.

Shkaku i protestave

Proteste gegen Castor Transport Flash-Galerie

Protestat drejtohen në radhë të parë kundër vazhdimit të prodhimit të mbetjeve radiokative dhe sidomos kundër depozitës në Gorleben, e cila konsiderohet si e pasigurt dhe e rrezikshme. Banorët e Gorlebenit kanë frikë se vazhdimi i transporteve është një vendim politik që ky vend do të vazhdojë të shërbejë edhe në të ardhmen si depozitë për mbetje radiokative. Zgjatja e periudhës së punës së centralëve atomikë në Gjermani do të bëjë që mbetjet bërthamore në vend të shtohen me 1/4 e sasisë.

Autor: Pandeli Pani

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 08.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q1Ru
  • Data 08.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Q1Ru