1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Protesta ndaj censurimit të mediave gjatë Lojërave Olimpike në Pekin

Përfaqësuesit e mediave gjermane i quajtën këto qëndrime diktatorale. Përfaqësues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar kërkojnë edhe një herë prej atletëve të mos hedhin gjatë lojërave olimpike parrulla për paqen.

Gazetarët e huaj ankohen për kufizimet e internetit në qendrën e shtypit të Lojërave Olimpike

Gazetarët e huaj ankohen për kufizimet e internetit në qendrën e shtypit të Lojërave Olimpike

Nisur prej kufizimeve të internetit në qendrën e shtypit të Lojërave Olimpike përfaqësuesit e mediave gjermane e kritikuan me fjalë të ashpra qeverinë kineze. Kryeredaktori i ZDF-së Nikolaus Brender u shpreh për një sistem me prirje diktatoriale. Edhe MPJ gjerman Frank-Walter Steinmeier e kritikoi një qëndrim të tillë dhe i bëri thirrje qeverisë kineze që të mbajë premtimin dhe t'u mundësojë mediave që të raportojnë pa pengesa.

IOC: Pekinit duhet t'i jepet edhe një shans

Nga ana tjetër Valter Trëger, anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kërkoi durim në këtë çështje. Pekinit duhet t'i jepet një shans për të reaguar ndaj këtyre gjërave dhe jam i sigurt se të gjitha do të rregullohen, tha ai në prag të takimit të këtij komiteti me përfaqësuesit kinezë në Pekin. Ne do të ngulim këmbë gjatë takimit që Kina të mbajë premtimet e bëra, theksoi Trëger.

Valter Trëger tërhoqi nga ana e tij edhe një herë vëmendjen se atletëve u ndalohet të hedhin gjatë lojërave olimpike parrulla për paqen.

"Ka një rregull të qartë i cili thotë se në ambientet ku zhvillohen lojërat olimpike nuk lejohen demonstratat, sepse nuk jemi në gjendje që t'i kontrrollojmë. Gjëja më e keqe do të ishte që IOC-ja të thoshte se në Kinë lejohet të demonstroni për të drejtat e njeriut, por p.sh. në Serbi ndalohet të protestohet për Kosovë, apo gjëra të tjera. Kjo është e pamundur prandaj unë edhe e mbroj këtë vendim të IOC. Nga ana tjetër ka plot mundësi për të shprehur mendimin si p.sh. në konferencat për shtypin gjatë takimeve me gazetarë vendas, për aq sa kjo do të mundësohet në Kinë. Të gjitha këto mundësi mund të shfrytëzohen dhe IOC-ja në këtë pikë nuk i ndalon asgjë askujt.

Respekt për Kinën po jo të mbyllim sytë

Ministri i Brendshëm gjeman Volfgang Shojble u shpreh se ka bindjen se Kina do të hapet më tej prej lojërave olimpike, sepse "kinezët duket se e kanë kuptuar se liria dhe të drejtat e njeriut janë baza e së ardhmes". Shojble tha se "duhet të kemi respekt për zhvillimin e Kinës dhe problemet e mëdha me të cilat i duhet të përballet udhëheqja kineze, gjë që nuk do të thotë se perëndimi nuk ka të drejtë të bëjë kritika."

  • Data 02.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ep7h
  • Data 02.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ep7h