1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Protesta në vend të ceremonisë festive - Tekniku i famshëm izraelit Vanunu nuk lejohet të vijë në Gjermani

Dhënia e medaljes Carl-von-Ossietzky-Medaille spiunit bërthamor izraelit Mordehai Vanunu nga Liga ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nuk do të kryhet, sepse Vanunu Israel nuk mund të dalë jashtë Izraelit.

default

Mordehai Vanunu

Liga ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Berlin dekoron çdo vit në dhjetor me medaljen e Carl von Ossietzkyt persona, apo grupe, që angazhohen për mbrojten e të drejtave të njeriut. Këtë vit ata zgjodhën israelitin Mordehai Vanunu.

Denoncoi armatosjen bërthamore të vendit të tij

Mordechai Vanunu

"Spiuni bërthamor" Mordehai Vanunu para gjykatës supreme në Jerusalem në 11 korrik 2004

Ish tekniku bërthamor bëri të ditur publikisht në vitin 1986 se vendi i tij po armatosej me armë bërthamore. Për këtë ai u dënua me 18 vjet burg në Israel. Ceremonia festive me dhënies së çmimit nuk u zhvillua dot, për shkak se qeveria izraelite nuk e lejon Vanunun të dalë nga vendi.

Mordehai Vanunu nuk erdhi dot në Berlin për të marrë medaljen e Carl von Ossietzkyt, me të cilën e nderoi liga ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Izraeli nuk e lejon ish të burgosurin me nofkën „spiuni bërthamor“ të dalë nga vendi.

Shoqata gjermane ka vendosur të zhvillojë disa protesta

Mordehai Vanunu u lirua nga burgu përpara 6 vitesh. 18 vjet i kaloi në burg, 12 prej tyre në izolim pothuajse të plotë. Kur doli nga burgu u prit nga qindra gazetarë, miq e mbështetës, por edhe nga njerëz, që demonstronin kundër tij. Vanunu mbajti gishtat në simbolin e paqes e tha: „Unë jam Mordehai Vanunu, njeriu që fshihej pas artikullit të botuar në Sunday Times më 5 tetor 1986. Artikulli bënte fjalë për armët bërthamore të Izraelit.“

Mordechai Vanunu freigelassen

Mordehai Vanunu, duke dalë nga burgu në Ashkelon, Izrael, 21 prill 2004

Vanunu u dënua me burg, sepse foli për sekretin më të shenjtë të asaj kohe për Izraelin. Në të ashtuquajturën fabrikë e tekstileve në Dimonë, ndërtoheshin armë bërthamore. Vanunu, i cili punonte si teknik në Dimona, i dha gazetës britanike Sunday Times dokumente dhe fotografi, që kishte bërë atje fshehurazi. Në bazë të materialit të Vanunut eksperët përllogaritën se Izraeli po ndërtonte rreth 200 armë bërthamore".

Pas lirimit nga burgu Vanunu tha: “Unë jam krenar dhe i lumtur për atë, që kam bërë. Jam i kënaqur që pata sukses. Nuk kam më sekrete. Historia ime mbaron këtu. Qysh prej publikimit të artikullit në gazetë të gjitha 180 shtetet e botës e dinë sekretin, që dija unë.“

Por për shkak se e tregoi sekretin e shtetit të tij, shërbimi sekret izraelit arriti ta nxjerrë Vanunun nga Londra në Romë, ku dhe e morën peng dhe e sollën fshehurazi në Izrael. Atje atij iu bë procesi gjyqësor dhe u dënua me 18 vjet burgim.

Paralele mes Vanunu dhe Carl von Ossietzky

Mordechai Vanunu freigelassen

Mordehai Vanunu flet para gazetarëve pas lirimit nga burgu

Martin Forberg i ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut sheh paralele në historinë e Vanunut dhe atë të pacifistit gjerman Carl von Ossietzky. Të dy u angazhuan dhe folën hapur kundër armatosjes ilegale të vendeve të tyre dhe të dy u dënuan për këtë arsye si tradhëtarë. "Carl von Ossietzky qëndroi para gjyqit në Republikët e Wajmarit, sepse në revistën e tij u botua një artikull mbi bashkëpunimin ilegal të ushtrisë gjermane të asaj kohe me ushtrinë sovjetike. Ky veprim ishte ilegal, sepse marrëveshja e Versailles e ndalonte armatosjen. Dhe në rastin e Mordechai Vaununut kemi të bëjmë me një situatë të ngjashme. Edhe ai akuzohet se donte t'i prishte punë shtetit Izrael. Por ai ka thekusar gjithmonë se ky s'ka qënë kurrë qëllimi i tij.“

Por ndonëse Vanunu i kaloi 18 vitet në burg, ai akoma nuk e gëzon dot lirinë. Deri më sot ai nuk lejohet të flasë me të huaj, apo të ketë kontakte me gazetarë, apo ambasada të huaja. Ai nuk lejohet të ketë adresë emal-i, apo telefon celular. Dhe ai nuk lejohet të dalë, apo të largohet nga Izraeli.

Liga Ndërkombëtare për të Drejta e Njeriut i dërgoi një letër të hapur qeverisë izraelite, në të cilën lutej që Izraeli ta lejojë Vanunun të shkojë në Gjermani për ta marrë personalisht medaljen. Kjo letër u nënushkrua edhe nga disa mbajtës të Çmimit Nobel, ndër të cilët ishin shkrimtari Günter Grass, si edhe laureatët e Çmimit Nobel për Paqe Betty Williams, Mairead Maguire, Rigoberta Menchu, Jody Williams, Shirin Ebadi dhe Wangari Maathai.

Autor: Bettina Marx/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 13.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QWoA
  • Data 13.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QWoA