1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Protesta në Beograd - kundër pavarësisë dhe misionit të BE-së

Serbia siç duket duhet të pajtohet me humbjen e provincës së Kosovës. Për këtë shqiptarët kanë mbështetjen e BE-së dhe të ShBA-ve. Sidoqoftë, një ditë para shpalljes së pavarësisë në Beograd u organizuan protesta

Flamuri i Serbisë para Ministrisë së Mbrojtjes

Flamuri i Serbisë para Ministrisë së Mbrojtjes

Serbët nuk duan të lejojnë që Kosova t'u mirret aq thjeshtë. Lajmi i së shtunës për fillimin zyrtar të misionit të BE-së në Kosovë, një ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Beograd ka shkaktuar protestat e para. Para ambasadës sllovene ishin mbledhur disa qindra njerëz: përfaqësues të grupeve nacionaliste, tifozë të klubit futbollistik Crvena Zvezda 'Ylli i Kuq', por edhe qytetarë të thjeshtë të Beogradit. Një grua e moshuar ka ndezur një qiri, për të cilin sqaron:

'Ky qiri është për një të afërm. i cili u vra në moshën 20 vjeçare në Kosovë. Dhe unë kam frikë se tani do të pësoj prapë populli ynë'.

Kjo serbe ka lindur në Kosovë, familja e saj ka jetuar atje që prej viteve 30-t. Gjyshi dhe gjyshja e saj janë varrosur në Kosovë. Ajo planifikon që eshtrat e tyre tani t'i sjellë në Serbi.

Disa metra më larg veteranët serbë të luftës, të ashtuquajturit çetnikë valëvisin flamujt e tyre. Një prej tyre këndon një këngë kosovare ndërkohë që sytë i janë mbushur me lotë.

Një shok i tij paraqitet si ushtar i patrembur. Ai thotë se do të nisej menjëherë për në luftë, nëse kjo do ta shpëtonte Kosovën për Serbinë. Pastaj fillon të shajë dhe drejton shikimin nga ambasada sllovene ku po protestonte masa:

'Sllovenia si kryetare e radhës e BE-së dërgon një sinjal shumë të keq. Çfarë i ka bërë Serbia Sllovenisë që ajo të kërkojë nga ne që të njohim Kosovën, ashtu siç e kemi njohur atëherë Slloveninë? Çfarë i kanë bërë politikanët tanë serbë atyre?'.

Ndërkohë edhe politikanët serbë kanë reaguar ashpër ndaj fillimit të misionit të BE-së në Kosovë. Ministri serb për Kosovën foli për një 'vendim tjetër të turpshëm' të Bashkimit Evropian. Andaj ministri Samarxhiq njoftoi se:

'Serbia në një të ardhme të afërt do t'i rishikojë marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian si dhe me vendet anëtare të BE-së, të cilat eventualisht do ta njohin pavarësinë e Kosovës'.

Sido që të jetë gjendja në rajon paraqitet e qetë dhe nuk ekziston rreziku për një luftë të re. Plani i fshehtë i Serbisë për 'ditën X' parashikon para së gjithash masa diplomatike, juridike dhe ekonomike: bllokada të rrugëve dhe të kufirit, embargo tregtare, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Propozimin për tërheqjen e ambasadorëve nga ato vende që do të njohin pavarësibnë e Kosovës ekspertët e vlerësojnë si autogol, që do ta shpinte Serbinë drejt izolimit politik.

  • Data 17.02.2008
  • Autor Andrea Mylbeger, Beograd
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D8p5
  • Data 17.02.2008
  • Autor Andrea Mylbeger, Beograd
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D8p5