1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Protesta në Bahrain

Në Bahrain, demonstrues dhe forca të sigurisë janë përleshur me njëra-tjetrën në përvjetorin e parë të protestave kundër shtëpisë mbretërore. Disa vetë u plagosën. Mbreti Al-Chalifa premtoi reforma të mëtejshme.

Protesta antiqeveritare në Manama

Protesta antiqeveritare në Manama

"Poshtë Hamadi", thërrisnin qindra demonstrues, shumica të rinj, kur përpiqeshin të arrinin në Sheshin e Perlave të rrethuar nga të gjitha anët, në qendër të kryeqytetit Manama. Me këtë ata kishin parasysh mbretin Hamad Ben Issa Al-Chaliffa, familja sunite e të cilit sundon prej shekujsh në vendin kryesisht me popullatë shiite. Demonstruesit ndoqën një thirrje të grupit radikal "Rinia e 14 janarit" për të organizuar një "Ditë të Kthimit." Në Sheshin me rëndësi simbolike nisën një vit më parë protestat. 

Policia përdor gaz lotsjellës

Sipas dëshmitarëve, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe granata verbuese kundër demonstruesve. Disa vetë u plagosën, bëri të ditur partia opozitare Al-Wefak. Nga frika e arrestimeve ata megjithatë nuk shkuan të mjekohen në spitale. Të paktën 13 vetë u arrestuan. Agjencia e lajmeve Reuters flet madje për 30 të arrestuar. Vitin e kaluar, një gjykatë speciale dënoi 20 mjekë dhe punonjës të spitaleve me dënime prej pesë deri 15 vjet heqje lirie, sepse patwnw ndihmuar demonstrues të plagosur.

Mbreti kërkon qetësi

Opozitarë në Manama

Opozitarë në Manama

Mbreti Al-Chalifa u bëri thirrje në një fjalim shiitëve dhe sunitëve që të qendrojnë të bashkuar. Njëkohësisht, ai u kërkoi njerëzve të punojnë "interes të atdheut dhe të qytetarëve". Vendi ndodhet ende në një proces reformash tha mbreti dhe premtoi në të ardhmen një kontroll më të mirë të qeverisë nga një asamble e zgjedhur. Reforma të ngjashme ai pati premtuar edhe në fillim të vitit. Opozita kërkon shndërrimin e regjimit në një monarki konstitucionale. Këtë shtëpia mbretërore e kundërshton. Në një intervistë me revistën "Der Spiegel", monarku kundërshtoi që në vendin e tij të ketë opozitë si një bllok i bashkuar. Diçka e tillë nuk përmbahet në kushtetutën e vendit, tha ai.

Autor: Agj/ Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

  • Data 15.02.2012
  • Fjalët kyç bahrain
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/143MN
  • Data 15.02.2012
  • Fjalët kyç bahrain
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/143MN