1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta në Venzuelë kundër reformave kushtetuese

2 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0Du

Në Venezuelë janë zhvilluar protesta kundër ndryshimeve të planifikuara nga presidenti Hugo Shavez (Hugo Chavez). Gjatë protestave ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Këta të fundit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj mijëra demostruesve, të cilët kishin dalë para selise së Komisionit zgjedhor në kryeqytetin Karakas. Demostruesit sulmuan fillimisht policët me gurë dhe shishe. Presidenti Shavez kërkon që me ndryshimin e kushtetutës, të heqë ndër të tjera edhe kufizimin e mandatit të tij si president. Me ndryshimet kushtetuese ai dëshiron gjithashtu të sigurojë pavarësinë e Bankës Qëndrore dhe të zgjerojë kopetencat shtetërore për shpronësimet.