1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta më e madhe kundër Putinit

11 Dhjetor 2011

Dhjetëra mijëra kundërshtarë të qeverisë demostrojnë në Moskë kundër falsifikimit të zgjedhjeve dhe kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare. Kjo është protesta më e madhe kundër Kremlinit, që prej viteve 90-të.

https://p.dw.com/p/13QVm
Protesta në Rusi
Protesta në RusiFotografi: picture alliance / dpa

Në demostratën më të madhe të zhvilluar në Moskë që prej dekadash, morën pjesë ditën e shtunë (10.12.2011) më shumë se 100 mijë vetë që protestojnë kundër falsifikimit të zgjedhjeve parlamentare. Rreth 80 mijë vetë u mblodhën të shtunën pasdite në sheshin Bolotnaja, në afërsi të Kremlinit, bërn të ditur disa agjenci të lajmeve, duke iu referuar organizatorëve. Pas fillimit të manifestimit mijëra të tjerë u derdhën në vendin e takimit. Policia foli për 25 mijë demostrues.

Shumë arrestime

Protestat e të shtunës nisën në lindje të Rusisë dhe në Siberi. Në qytetin Vladivostok opozitarët u mblodhën në zonën e portit. Edhe në Shën Petërsburg njerëzit dolën në rrugë. Policia speciale OMON i shpërndau demostruesit sepse nuk kishin marrë lejen e grumbullimit. Policët futën dhjetëra opozitarë në autobuzët që ndodheshin në pritje. Edhe në Perm, në Urale dhe në Çabarovsk, në Lindjen e largët u bënë njoftime për shumë të arrrstuar. Gjatë protestave të zhvilluara pas zgjedhjeve janë arrestuar gjithsej 1600 persona.

Kërkesa për zgjedhje të reja

Protesta në Rusi
Protesta në RusiFotografi: picture alliance / dpa

Në Moskë demostrata e kundërshtarëve të Putinit u zhvillua pa incidente. Të gjitha grupet e moshës dhe shtresave ishin të përfaqësuar në demostratë, raporton një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Shumë pjesëmarrës kishin lidhur kordele të bardha në krahë dhe mbanin në duar lule të bardha. Në pankarta ata kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Vladimir Putin dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë si dhe të ish- menaxherit të naftës, Michail Chodorkovski.

Krah flamurit të kuq të komunistëve dhe flamurit imperial trengjyrësh zi-kuq- bardhë, u panë edhe shumë flamuj ngjyrë portokalli të lëvizjes solidarnost, kritike e regjimit. "Rusia pa Putinin" dhe "turp", bënë thirrje ata që mbajtën fjalime. Edhe ultranacionalistët morën pjesë në protesta. Opozita akuzon Kremlinin fallsifikime të zgjedhjeve. Thirrjet për zgjedhje të reja janë të forta.

Autor: Aida Cama /dpa, afp

Redaktoi: Bahri Cani