1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Protesta masive në Ukrainë - thirrje për shmangjen e dhunës

Rasmussen paralajmëron rrezikun e dhunës në Ukrainë. Dita e dielë (01.12) arriti kulmin e protestave të qytetarëve kundër kursit pro-rus të qeverisë së Kievit.

Nisur nga protestat masive në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka kërkuar nga të gjitha palët „që ti shmangen dhunës“: Në të njëjtën kohë ai theksoi se e drejta e popullit është ta shprehë mendimin e tij në mënyrë demokratike. Protestat kundër kursit pro- rus nga qeveria ukrainase ka arritur ditën e dielë (01.12) kulmin. Më shumë se 200.000 njerëz kërkuan në kryeqytetin Kiev dorëheqjen e presidentit Viktor Janukovitç. Shumë e kanë kaluar natën në sheshin e pavarësisë. Protestat filluan si pasojë e një vendimi të qeverisë ukrainase për ngrirjen e negociatave me Perëndimin. Por protestat e djeshme u shoqëruan me veprime të dhunshme, kur një grup demonstruesish mësyn drejt zyrës së presidentit dhe policia iu kundërpërgjigj me shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe mjete të tjera.

Më parë udhëheqësi i nacionalistëve të ekstremit të djathtë, Oleh Tyahniboh, kishte bërë thirrje për një grevë kombëtare, ndërkohë që anëtarët e partisë së tij Svoboda pushtuan Bashkinë e Kievit së bashku me mbështetësit e partisë së ish-ministrit të Ekonomisë, Arseny Yatsenuk. Liderët e opozitës pushtuan gjithashtu një ndërtesë të sindikatës së tregtisë duke e kthyer atë përkohësisht në një seli të tyre. Pamjet e protestë së ditës së dielë ishin gati të ngjashme me ato të disa viteve më parë kur në 2005 u zhvillua “Revolucionit Portokalli” që përmbysi sistemin politik të asaj kohe dhe riktheu shpresat e Ukrainës për drejtimin nga Perëndimi. Forcat e Ministrisë së Brendshme dhe policia speciale u përpoqën të ndalnin protestuesit duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme. Protesta e ditës së dielë konsiderohet më e madhja që kur kanë nisur protestat pro-evropiane në këtë vend.