1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Protesta masive në Tajlandë

Vazhdimi i protestave në Tajlandë ka paralizuar jetën publike. Aeroportet ndërkombëtare dhe qendrat turistike janë mbyllur. Qeveria ka thirrë pë të dielën një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

default

Gjendja në kryeqytetin e Tajlandës, po ashpërsohet edhe më tej. Mijëra demonstrues kanë barrikaduar ndërtesat e qeverisë në Bangkok. Mediat njoftojnë se demonstruesit kanë depërtuar madje edhe në zyrat e kryeministrit Samak Sundaravej.

Masat e mobilizuara nga "Aleanca për demokraci" kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar, të zgjedhur në dhjetor të vitit të kaluar. Që prej ditës së marte në protesta kanë marrë pjesë me dhjetëra mijëra demonstrues. Të premten është mbyllur aeroporti ndërkombëtar në Phuket, pasi që simpatizantët e opozitës u solidarizuan me demonstruesit në Bangkog dhe u futën në aeroport. Lidhur me gjendjen dhe pasojat ka informacione të ndryshme. Sipas disa mediave, në Phuket janë bllokuar me mijëra turistë, të cilët nuk kanë mundur të fluturojnë për në vendlindje, për shkak se disa shoqata fluturuese kanë ndërprerë aktivitetet. Gazeta tajlandeze “The Nation” njofton se janë bllokuar vetëm rrugët kryesore që çojnë në aeroport, ndërkohë që pasagjerët mund të shkojnë deri tek sportelet për shitjen e biletave dhe dorëzimin e bagazhit. Informacionet janë kontradiktore, por një është e sigurt: puntorët e turzimit në Tajlandë janë shumë të brengosur për shkak të dëmtimit të imazhit turistik të këtij vendi.

Numri më i madh i turistëve në gusht vjen nga Kina dhe Lindja e afërme. Për evropianët sezoni i pushimeve në këtë vend fillon në fund të tetorit. Vetëm nga Gjermania vitin e kaluar kanë vizituar Phuketin rreth 280.000 gjermanë. Dy të tretat prej tyre kanë shkuar në sezonin kryesor, rreth Krishtëlindjeve.

Kryeministri i Tajlandës Samak Sundaravej, gjendet nën presione shumë serioze. Bëhet e ditur se këshilltarët e tij i kanë sugjeruar që të shpallë edhe gjendjen e jashtëzakonshme, por duket se ushtria e ka refuzuar der itani një kërkesë të tillë.

Të shtunën kryeministri ka biseduar edhe me mbretin Bhumipol Aduljadej. Eshtë kjo një shenjë se mund të pritet edhe ndërhyrja e ushtrisë, për shpërndarjen e demonstruesve. Mbreti i respektuar shumë në Tajlandë konsultohet vetëm në gjendje të jashtëzakonshme.

Deri të shtunën Qeveria në Tajlandë ka reaguar me përmbajtje. Policia ka përdorë shkopinjë vetëm në raste të rralla, ndërkohë që demonstruesit kanë siguruar mjete për përleshje eventuale me forcat e sigurisë. Bëhet e ditur se princeza Sirindhorn ka kërkuar prej Kryqit të Kuq në Tajlandë që të mbajë në gatishmëri ekipet për ndihmën e parë.

  • Data 30.08.2008
  • Autor Musch-Borowska, Bernd
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F7ka
  • Data 30.08.2008
  • Autor Musch-Borowska, Bernd
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F7ka