1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Protesta kundër Kremlinit - Mediat ruse dhe forcat e sigurisë e kanë gjendjen nën kontroll

Dhjetëra mijëra vetë protestuan në mbarë Rusinë kundër asaj që ata e quajnë keqmanaxhim i ekonomisë. Por qeveria ruse nuk duhet të bëhet merak se kriza financiare mund të bëjë që ajo të zihet ngushtë brenda vendit

Protesta në Rusi, 31 janar 2009

Protesta në Rusi, 31 janar 2009

Grupet opozitare përreth ish-kampionit të botës në shah Gari Kasparov dhe Eduard Limonovit, kryetarit të Bolshevikëve Kombëtarë, të ndaluar me ligj, synuan me anë të një taktike të re që t'u dëgjohej zëri në rrugët e Rusisë. Koha e marsheve të paralajmëruara të protestës ka kaluar, deklaroi Limonovi: "Shteti ka kohë që tallet me ne. Çdo herë që bëjmë kërkesë për të organizuar diku një marshim proteste thuhet: ky shesh është tashmë i zënë. Tani do të shfaqemi në shumë vende njëkohësisht dhe papritur."

Megjithatë kaq të papritura nuk ishin aksionet e protestës për milicinë as dje. Në Moskë të paktën, ku ishin në veprim 5.000 forca të sigurisë, aksionet e palejuara u prenë që në rrënjë. Vetë Limonovi u arrestua menjëherë nga milicia në çastin, që donte të merrte fjalën në një miting të lejuar të komunistëve. Milicia ishte informuar me kohë mbi gjithçka, shpjegoi një përkrahës i Limonovit: "Në një oborr milicët prisnin si civilë në automjete. Ata e provokuan Limonovin. Pastaj e arrestuan atë burrë shtatulët dhe e tërhoqën tek makina. Truprojet e tij nuk kishin ç'të bënin."

Protesta në Moskë përfundon si gjithnjë me arrestime, 31 janar 2009

Protesta në Moskë përfundon si gjithnjë me arrestime, 31 janar 2009

Sipas të dhënave të milicisë u arrestuan gjithsej 41 vetë. Dëshmitarë okularë tregojnë për rrahje midis organizatave rinore me qëndrim pro Kremlinit dhe opozitarëve. Më mirë dolën komunistët dhe shoqata e oficerëve sovjetikë. Demonstratat e tyre ishin lejuar. Nën syrin vigjilent të organeve të sigurisë ata shkrehën zemërimin e tyre për politikën qeveritare. Për kryetarin e komunistëve Sjuganov revolucioni është e vetmja rrugëdalje nga kriza. Zëvendësadmirali në pension Beresin i shoqatës së oficerëve: "Për sa i përket Rusisë Putini dhe Medvedjevi janë personalisht përgjegjës për mynxyrën dhe vuajtjen që kanë pllakosur popullin. Vetëm ata kanë faj për atë që po ndodh në Rusi."


Kundër manaxhimit të krizës prej qeverisë, protestuan dhjetëra mijëra vetë nga Vladivostoku deri në Kaliningrad. Ata u ankuan për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe për taksat e larta komunale. Rubla po bie prej javësh, papunësia rritet. Shumë vetë kërkuan dorëheqjen e Putinit.


Edicionet e lajmeve shtetërore u kushtuan pak fjali demonstratave kundër Kremlinit. Në vend të kësaj u raportua hollësisht mbi demonstratat masive në mbarë vendin të Partisë së Kremlinit "Rusia e Bashkuar".

  • Data 01.02.2009
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GkvK
  • Data 01.02.2009
  • Autor Christina Nagel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GkvK