1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Protesta kundër Izraelit

Dhjetëra mijëra demonstrues në Stamboll i kanë dhënë lamtumirën e fundit nëntë aktivistëve të flotës humanitare të vrarë pas sulmit në Gaza.

default

Me parulla kundër Izraelit dhe pro Hamasit radikal-islamist, arkivolët të mbuluar me flamuj turq dhe palestinezë u përcollën në krahët e turmës. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme amerikane në sulmin ushtarak izraelit është vrarë edhe një qytetar amerikan. Edhe në Gjermani aktivistët e flotës së solidaritetit raportuan për veprim brutal dhe pa asnjë përfillje të trupave izraelite.

Protesta kundër Izraelit u zhvilluan edhe në Paris, Athinë, Sarajevë dhe Tuniz. Vendet anëtare të Ligës Arabe ndërkohë janë shprehur për një thyerje të bllokadës së Izralit në Gaza "me të gjitha mjetet." Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Musa, tha pas një takimi urgjent në Kajro: "Pushtimi i Gazës ka qenë në qendër të diskutimeve dhe pika kryesore e rezolutës sonë do të jetë si ta thyejmë bllokadën dhe jo thjesht si ta trajtojmë atë." Liga Arabe së bashku meTurqinë duan të paraqesin në Këshilin e Sigurimit një projektrezolutë, që i kërkon Izraelit heqjen e menjëhershme të bllokadës në Gazë. Një anije irlandeze me ndihma humanitare do të marrë në bord gazetarë dhe personalitete të tjera, para se të marrë drejtimin për në Rripin e Gazës.

Autor: dpa/Esat Ahmeti

Redaktoi:Angjelina Verbica

  • Data 04.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ni2B
  • Data 04.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ni2B