1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Protesta gjatë festës së Ashures në Teheran

Sipas të dhënave të dëshmitarëve okularë dhe faqeve opozitare të internetit, policia përdori gaz lotësjellës për shpërndarjen e demonstruesve.

Pamje nga protestat antiqeveritare në Tehran(27.12.09)

Pamje nga protestat antiqeveritare në Tehran (27.12.09)

Përleshjet midis forcave të sigurisë dhe ithtarëve të opozitës që morën pjesë në demonstrata janë ashpërsuar dukshëm. Në shumë vende të kryeqytetit Teheran, por edhe në Isfahan dhe Najafabad, vendlindjen e ajatollahut të madh Montaseri, i cili vdiq para 10 ditësh, janë shënuar përleshje të dhunshme. Policia ka përdorur gaz lotësjellës dhe masa të tjera për shpërndarjen e masës së njerëzve. Njoftohet edhe për të shtëna me armë. Ndërkohë që në anën tjetër janë dëgjuar shumë brohoritje "vdekje diktatorit".

Njoftime për të vrarë dhe të plagosur

Në faqet opozitare në internet thuhet se gjatë përleshjeve në Teheran ka pasur edhe shumë të vdekur. Pohimet për shumë të vdeur deri tani nuk janë konfirmuar prej ndonjë burimi të pavarur, por edhe televizioni shtetëror njofton se ka pasur viktima në njerëz. Në shumë sheshe të Teheranit janë parë re të zeza tymi. Mediat e huaja të akredituara në Teheran nuk kanë të drejtën e raportimit për këto trazira. Trazirat kanë vazhduar deri natën vonë, në veçanti në veri të Teheranit, në pjesën Niavaran.

Pamje nga protestat antiqeveritare në Tehran(27.12.09)

Pamje nga protestat antiqeveritare në Tehran (27.12.09)

Protestat kundër qeverisë së presidentit Ahmadinexhad, ku ka pasur edhe shumë të plagosur, po vazhdojnë prej të dielës së kaluar, kur vdiq ajatollahu i madh Montaseri. Ai vlerësohej si një teolog i shquar dhe kritiku më i madh i regjimit. Këtë të dielë shumë shiitë festuan festën e Ashures, me të cilën përkujtohet beteja e Qerbelasë e vitit 680 dhe ndarja e dy grupeve myslimane, sunitëve dhe shiitëve. Kjo festë për shiitët është pika kulmore e muajit më të rëndësishëm dhe emocional të Muharramit.

Gjatë këtij muaji ka pasur përleshje të shpeshta që në kohën e shahut

Lëvizja revolucionare e ajatollahut Ruhollah Khomeini e shikonte përkujtimin e betejës së Qerbelasë si një simbol të rezistencës politike. Simbolika e protestave sot ka ndryshuar. Ndonëse edhe më tej drejtohet kundër nomenklaturës politike, ajo krijohet tani nga pasardhësit e Khomeinit. Në Iran opozita po demonstron gati prej një gjysmë viti. Shkak për demonstrata ishin zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit, të cilat sipas mendimit të opozitës, janë manipuluar nga regjimi i presidentit Amhadinexhad.

Autor: Ulrick Pick/Bahri Cani
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 28.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LEr0
  • Data 28.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LEr0