1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Protesta e opozitës për një "Republikë të re"

Opozita zhvillon të shtunën (13.05) një protestë masive në Tiranë për largimin e qeverisë së kryeministrit Rama. Duam „një Republikë të re“, pa drogë e korrupsion, kërkon kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mijëra vetë u mblodhën në sheshin para kryeministrisë dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit, Edi Rama. Partia Demokratike u bëri thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë në protestën e madhe të opozitës të shtunën për të larguar qeverinë dhe nxjerrjen e vendit nga mungesa e shpresës.(13.05).

Ndërkohë mijëra policë dhe forca speciale janë në gatishmëri për të garantuar zhvillimin e qetë të saj. Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë paqësore, megjithatë në media në Shqipëri ka pasur njoftime për trazira të mundshme gjatë saj. 2700 të rinj vullnetarë demokratë përpiqen po ashtu për mbarëvajtjen e protestës.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur, se kjo protestë është edhe referendumi për „Republikën e Re", që do të nxjerrë vendin nga droga, krimi e korrupsioni i qeverisjes së Edi Ramës. Basha theksoi në fjalën e tij, se kjo protestës është referendum mbarëpopullor për republikën e re. Kreu demokrat shpalli mosnjohjen e republikës së vjetër dhe bëri të ditur, se ka një vendim për një protestë tjetër së afërmi. "Ja tek jemi sot në një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, Europa e nuk e ka parë bota. Ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, ky nuk është thjesht dhe vetëm marshimi kundër të keqjes, po shpallja e shpresës dhe besimit tek vetja juaj, tek familjarët tuaj e të gjithë së bashku te Shqipëria jonë."

Partia Demokratike i mbetet qëndrimit të saj për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 18 qershorit.