1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Protestë në Beograd, festime në Sarajevë

Tribunali i Hagës përgëzon autoritetet serbe për arrestimin e Radovan Karaxhiçit

Gazetat shkruajnë për arrestimin e Radovan Karaxhiçit

Gazetat shkruajnë për arrestimin e Radovan Karaxhiçit

Pas kapjes se ish-udheheqesit te serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic, njerit prej personave me te kerkuar nga Tribunali nderkombetar per krime lufte ne Hage, te akuzuar per krime dhe gjenocid per masakren e 95-es ne Srebrenice, para nderteses se gjykates ne Beograd ku ai ju paraqit gjykatesit hetues u grumbulluan gjate nates dhjetera perkrahes te te arrestuarit. Njesi te policise serbe te armatosura rende ishin ne gatishmeri te vendosura perpara nderteses. Ato mbronin gjithashtu ambasaden e SHBA, e cila ishte ne muajin shkurt objektiv ultranacionalisteve serbe. Disa perkrahes te Karaxhicit u arrestuan ne afersi te gjykates pasi kishin sulmuar reportere. Ata therrisnin: Karaxhic, hero", Tadic, tradhetar".

Sarajeva feston

Sarajeva feston arrestimin e Radovan Karaxhiçit


Ne Sarajeve lajmi u prit me festime. Anetari i presidiumit te shtetit te Bosnje Hercegovines, Haris Silajdzic, reagoi ne kete menyre pas lajmit per arrestimin e Karaxhicit:


Kjo eshte te pakten pak lehtesim per familjet e viktimave te ketij gjenocidi. Ne bote gjenden qindra mijera boshnjake, te cilet jane debuar prej shtepive te tyre nen kercenimin per jeten - qe te permbushet drejtesia ne duhet te zhdukim konsekuencat e ketij gjenocidi ne Bosnje. Projektet e Milloshevicit dhe te Karaxhicit jane ende te gjalla ne Bosnje.


Ne lidhje me rrethanat e kapjes ka njoftime kunderthenese. Derisa avokatja mbrojtese e Karaxhicit tha se ai ishte arrestuar te premten ne mengjes ne nje autobus, nga qarqet policore u mesua se ai u kap ne nje shtepi ne periferi te Beogradit pasi gjendej nen vezhgim prej disa javesh.


Edhe Tribunali i Hages ka reaguar ndaj njoftimit. Zedhenesja e kryeprokurorit Serge Bramertz,Olga Kavran, u shpreh:


"Sigurisht, ne ne tribunal shpresonim qe dicka e tille te ndodhte, por ne te njejten kohe ishim edhe te befasuar. Keto dite nuk kemi qene ne dijeni se dicka e tille po ndodhte. Ky ishte nje aksion i kryer prej autoriteteve serbe dhe per kete fakt prokurorii Tribunalit te Hages i ka pergezuar."


DW.COM

  • Data 22.07.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Egdb
  • Data 22.07.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Egdb