1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Propozimi i ri Prishtinës lidhur me vendosjen e EULEX-it

Prishtina zyrtare ka paraqitur një propozim katër-pikësh lidhur me vendosjen e misionit EULEX në Kosovë. Kërkohet që ky mision evropian të vendoset pa kushte, vetëm sipas mandatit të paraparë në deklaratën e pavarësisë.

default

Prishtina zyrtare i tha përfundimisht "JO", planit gjashtë pikësh të OKB-së, nëpërmjet të cilit me pajtimin e Beogradit mundësohej vendosja e misionit EULEX në Kosovë. Beogradi kërkon që misioni të ketë qëndrim neutral sa i përket statusit të Kosovës.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës qëndrimin e tyre të shkruar në letër ia dorëzuan zëvëndës-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit Daniel Frid (Daniel Frid). Frid udhëton për në Gjenevë, ku me zyrtarë të lartë të OKB-së dhe Bashkimit Evropian, do të përpiqet që të gjejë një zgjidhje, duke marrë parasysh qëndrimin e Prishtinës.

Sipas presidenti Fatmir Sejdiu, qëndrimi i Prishtinës rreth planit përmblidhet në katër pika: Së pari: Jemi për vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në Kosovë sipas mandatit të paraparë me deklaratën e pavarësisë, dokumentin e presidentit Ahtisari, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, aksionin e përbashkët të 4 shkurtit 2008 dhe ftesën bërë EULEX-it nga institucionet e Kosovës. Së dyti: Institucionet e Kosovës e refuzojnë në tërësi dokumentin gjashtë pikësh. Së treti: Institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in në tërë territorin e Kosovës në bazë të mandatit, sipas dokumentave të lartpërmendura, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Së katërti: Institucionet e Kosovës do të bashkëpunojnë si gjithmonë me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n. "

USA Daniel Fried bei der Regierung in Skopje, Mazedonien

Daniel Frid

Amerikanët respektojnë qëndrimin e Prishtinës

Diplomati amerikan Daniel Frid, tha edhe njëherë se SHBA-të respektojnë qëndrimin e qeverisë së Kosovës, e cila është një qeveri e një vendi sovran dhe ashtu siç Prishtina ka bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar ai shpreson se edhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të vazhdojë. "SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë punuar së bashku në çështjen e Kosovës që nga fillimi dhe do të punojmë në këtë linjë së bashku edhe me partnerët tanë kosovar. Ne e themi se vendosja e rendit dhe ligjit dhe shtrirja e misionit EULEX në të gjith territorin e Kosovës është shumë e rëndësishme dhe kjo do të ndodhë", tha Daniel Frid.

Mantika: Zgjidhja për vendosjen e misionit EULEX do të gjendet brenda Bashkimit Evropian

Në Prishtinë qëndroi edhe zëvëndësministri italian i punëve të jashtme, Mantika (Alfredo Mantica), i cili u përpoq të bindë Prishinën që ta pranojë planin gjashtë pikësh të OKB-së. Ai tha se vendosja e misionit EULEX është prioritet në këtë fazë. "Unë shpresoj se zgjidhja për vendosjen e misionit EULEX do të gjendet brenda Bashkimit Evropian, i cili kryesohet nga presidenca franceze. Ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe jemi të përgjegjshëm për gjithçka që parashihet në planin e Ahtisarit, prandaj shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje për të respektuar jo vetëm kërkesat e palëve por edhe për gjuhën politike të përdorur gjatë këtyre ditëve", tha diplomati Alfredo Mantika.

Kanë mbetur më pak se dy javë kur në fillim të dhjetorit është paraparë që misioni i BE-së, EULEX të fillojë së funksionuari në Kosovë. Tash për tash akoma është e paqartë nëse misioni do të vendoset në venbanimet serbe të cilat vazhdojnë ta kundërshtojnë misionin evropian dhe të cilat pranojnë të bashkëpunojnë vetëm me administratën e UNMIK-ut në rezolutën 1244 të KS-it.


DW.COM

  • Data 18.11.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FxMf
  • Data 18.11.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FxMf