1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Propozimi gjerman - zgjidhja evropiane për Greqinë?

Në rast se shteti kërcënohët nga falimentimi, Greqia duhet të marrë ndihma financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, mbështetur nga ndihmat vullnetare të vendeve të veçanta të BE-së, thuhet në një njoftim të Berlinit.

U gjet zgjidhja evropiane për Greqinë?

U gjet zgjidhja evropiane për Greqinë?

Përfshirjen e FMN-së në zgjidhjen e krizës greke e kishte ofruar kancelarja Angela Merkel në bisedimet e ditëve të kaluara. Tani edhe Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy është për këtë zgjidhje, njofton gazeta „Süddeutsche Zeitung“. – Shtetet e euro-zonës mund të marrin një vendim ditën e enjte, para samitit të të gjitha vendeve të BE-së.

Ndërkohë qëndrimi gjermano-francez u përshëndet edhe nga Kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero: "Ne shpresojmë që kjo konferencë do të bashkojë në një rrugë krerët politikë të eurozonës me premtimet e tyre për të ndihmuar Greqinë dhe përveç kësaj do të bëhen përparime për krijimin e një qeverie të përbashkët ekonomike evropiane", tha Jose Luis Rodriguez Zapatero:

Merkeli fitimtare në zgjidhjen e problemit të Greqisë?

Angela Merkelin e kishte rrethuar vetmia: gjysma e Evropës ankohej për qëndrimin e saj të ashpër, refuzimin e planit të emergjencës për Greqinë e tronditur nga kriza. Pak para fillimit të samitit të BE-së, duket se po shenjohet kthesa në momentin e fundit, me kancelaren gjermane si triumfuese.

Madame No

"Madame No"

Atë e quajtën "Madame No", varianti tjetër "Madame "Njet", pra "Zonja e Jo-së", apo "kancelarja e hekurt" duke evokuar kështu ish-kryeministren britanike, Margaret Thetcher. Imazhi i Angela Merkelit ka vuajtur në javët e fundit.

Por papritur duket se gjërat po lëvizin, dhe se Merkeli po del fitimtare në momentin e fundit. Pak para fillimit të samitit të presidentëve dhe shefave të qeverive të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel, duket se kancelarja po gjen mirëkuptimin e BE-së në një çështje themelore për ndihmat për Greqinë: Qeveria franceze tregohet e hapur për përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar në planin e emergjencës për Athinën, ashtu si e kishte kërkuar Merkeli më parë. Duke kujtuar rezervat ekzistuese të deritanishme për FMN-në, një lëshim të tillë kancelarja mund ta shohë si sukses të madh të sajin.

'Sinjalet e para nga kryeqytete të ndryshme'

Franca dhe shumica e shteteve të BE-së e refuzonin deri tani në mënyrë strikte një përzierje të FMN-së. Nëse Merkeli e ka mbështetjen e presidentit Sarkozy, siç bën të ditur gazeta "Süddeutsche Zeitung", do të ishte më e lehtë të bindej pjesa tjetër. Në rast të një ndihme financiare nga FMN-ja, do të ofrohen në rast nevoje edhe kredi bilaterale të disa shteteve të BE-së. Qarqet qeveritare berlineze u shprehën me kujdes se po vijnë edhe "sinjalet e para nga kryeqytetet e ndryshme", që e quajnë të pranueshme një bashkëndihmë financiare të FMN-së.

Diplomatët po punojnë ende ethshëm për detajet e një kompromisi. Ndoshta ky do të arrihet të prezantohet para programit zyrtar të samitit. Për arritjen përfundimtare të suksesit, duket se të enjten do të ketë një mbledhje të posaçme për Greqinë të 16 vendeve të Eurozonës.

Gjermania refuzoi për arsye të brendshme politike

Qeveria gjermane kundërshtoi për një kohë të gjatë që të flitej në Bruksel për Greqinë. Athina nuk ka kërkuar ndihmë, prandaj nuk paraqitet nevoja për një gjë të tillë, kështu fliste Berlini. Një qëndrim, që nuk pati jehonë të mirë në qeverinë greke. "Po qe se nuk është vënë në axhendë, atëherë do ta vëmë ne"", paralajmëroi kryeministri grek, Papandreu.

Diplomatët po punojnë ende ethshëm për detajet e një kompromisi.

Diplomatët po punojnë ende ethshëm për detajet e një kompromisi.

Këtu nga njëra anë është kalkulimi për arsye të brendshme politike. Që Merkeli nuk është më aq e dashur në BE, ajo e përtyp lehtë, për një arsye tjetër. Në vendin e saj ajo është popullore pikërisht për këtë qëndrim të ngurtë. Shumica e gjermanëve është e mendimit, që grekët duhet të dalin vetë nga kriza, kjo pasi ata për vite të tëra i mashtruan shtetet e eurozonës. Pak para zgjedhjeve të rëndësishme në landin e Renanisë Veriore dhe Vestfalisë, qeveria nuk do t'u thotë qytetarëve që paratë e taksapaguesve gjermanë në ishujt Peloponezë do të sjellin stabilitet, në një kohë kur vetë Gjermanisë po i mbahet fryma nga barra e rëndë e borxheve.

Fronti kundër Merkelit thërmohet

Një zgjidhje po afrohet. Por e qartë bëhet po ashtu se në takimin e jashtëzakonshëm të nivelit të lartë për Greqinë nuk do të merret vendimi përfundimtar për ndihmat financiare për Athinën. Nga kjo linjë Merkel nuk deshi të largohet as të martën. Në takimin e grupimit parlamentar të Unionit ajo foli më shumë për një zgjidhje emergjente që do të paraqitej në rast se Greqia nuk do të mirrte më para të freskta në tregun e kapitalit. Dhe ministri i Financave Schäuble theksoi për "Frankfurter Allgemeine Zeitung": " Fakti që një zonë monetare zgjidh një pjesë të problemeve të saj përmes Fondit Monetar ndërkombëtar mund dhe duhet të konsiderohet një përjashtim."

Autor: Reuters, Spiegel, Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 24.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MahR
  • Data 24.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MahR