1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Propozimet e presidentit Bush për luftën ndaj transformimeve të klimës hasin në kritika mbarëbotërore

Në hapje të konferencës të 16 vendeve më të industrializuara dhe atyre në tranzicion mbi ndryshimet e klimës propozimet presidentit Bush u vlerësuan si "kthim mbrapa".

Shtetet e industrializuara të gatshme të reduktojnë 25-40% emetimet e gazrave karbonikë deri në vitin 2020

Shtetet e industrializuara të gatshme të reduktojnë 25-40% emetimet e gazrave karbonikë deri në vitin 2020

Presidenti Bush e ka shtyrë luftën kundër transformimeve të klimës për një të ardhme të largët. Pas fjalimit të Bushit në hapje të konferencës mbi ndryshimet e klimës, filloi më 17.04.08 në Paris, Ministri gjerman i Ambientit, Sigmar Gabriel, e quajti fjalimin e presidentit Bush si një fjalim të "kohës së neandertalëve", i cili nuk u përgjigjet sfidave të kohës.

Protestuese e Green Peace

Protestuese e Green Peace

Me qëllim ai e ka deklaruar këtë në kuadër të konferencës së Parisit, kritikon Daniel Mittler, ekspert i klimës nga Greenpeace International: "Si përfundim ajo mund të cilësohet si një shuplakë për evropianët dhe vendet e tjera, që duan të veprojnë me të vërtetë. Ai bën sikur do të japë një kontribut të mirë për klimën. Në të vërtetë ai i thotë konferencës së Parisit se nga Shtetet e Bashkuara nuk mund të pritet gjë deri në vitin 2025. Ne i injorojmë edhe më tej konkluzionet shkencore që thonë se duhet të stopojmë dhë reduktojmë në dhjetë vitet e ardhshme rritjen e emetimeve të gazrave ndotës. Këto ai nuk i merr seriozisht, Bush nuk është i gatshëm për atë çfarë do të diskutohet në Paris, që të gjitha shtetet e industrializuara janë të gatshme të reduktojnë emetimet e gazrave karbonikë me 25-40% deri në vitin 2020."

Shoqëria civile nuk merr pjesë në konferencë

Ata që janë takuar në Paris janë ndotësit më të mëdhenj të globit, 16 shtete, të cilët së bashku emetojnë 80% të gazit të dëmshëm të dioksidit karbonik. Madje janë SHBA-të ato që e kanë iniciuar këtë takim periodik, Major Economics Meeting. Sipas kritikut Daniel Mittler kjo behet me qëllim që të lenë jashtë ata që vuajnë pasojat e transformimeve të klimës.

"Këtu në Paris nuk janë të ulur as ato vende që kanë vuajtur pasojat më të mëdha të ndryshimeve të klimës, as shtetet më të pazhvilluara, as shoqëria civile nuk merr pjesë në konferencë."

Në Paris diskutimet do të jenë të vështira. Për shembull ato për propozimin e e SHBA-ve dhe Japonisë që synojnë të fusin në të ardhmen kufirin maksimal të dioksidit të karbonit për sektor të industrisë, për shembull për sektorin e industrisë së qymyrgurit dhe metalit. Në këtë mënyrë të dy këto shtete nuk do të fusin vlerat maksimale të lejuara në shkallë kombëtare.

Shtetet evropiane shohin në këtë propozim përpjekjen për t'iu shmangur detyrimeve kombëtare dhe kanë sinjalizuar se do te bëjnë bllokadë.

Energjia atomike - përgjigje e gabuar ndaj transformimeve të klimës

Presidenti francez, Nikola Sarkozi, prezanton sot (18.04.08) idetë e tij në luftë kundër ndryshimeve të klimës. Eksperti Daniel Mittler është skeptik: "Ai do të përdorë mundësinë për të promovuar Francën si vend që e ka gati përgjigjen për ndryshimet e klimës, dhe kjo është energji atomike. Një përgjigje e tillë është e papranueshme, jo vetëm për rreziqet që sjell. Ajo është edhe një përgjigje e gabuar ndaj transformimeve të klimës,, sepse çdo euro që investohet në energjinë atomike, është euro e humbur për alternativat e vërteta për të fituar energji me efikasitet dhe të rigjenerueshme."

Nga takimi i Parisit nuk priten vendime. Por pritet të vendosen piketat për të ardhmen e politikës së klimës.

  • Data 18.04.2008
  • Autor Angela Ulrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DjyV
  • Data 18.04.2008
  • Autor Angela Ulrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DjyV