1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Propagandë e hapur e trollëve rusë

Një agjenci ruse punëson "trollë", të cilët përmbysin chatet online dhe seksionet e komenteve me propagandë pro Kremlinit.

default

Ludmilla Savchuk

Ludmilla Savchuk dhe avokati i saj, Ivan Pavlov, thonë se kanë fituar raundin e parë në një betejë kundër një organizate në Shën Petersburg, e cila punëson njerëz që shpërndajnë mesazhe provokative dhe destruktive në internet, të ashtuquajtur trollë. Megjithatë ata shtuan edhe se lufta është larg përfundimit të saj.

Të premten ata do të takohen me avokatin që përfaqëson agjencinë "Internet Research", e cila punëson "trollë", të cilët përmbysin chatet online dhe seksionet e komenteve me propagandë pro Kremlinit, për të diskutuar me të detajet përfundimtare të një zgjidhje.

Në kuadër të një investigimi të fshehtë për të zbuluar se si funksion e ashtuquajtura "fabrika e trollëve", Savchuk kishte punuar në këtë organizatë prej janarit deri në mars. Ajo ngriti padi kundër agjencisë duke e akuzuar për shkelje të ligjit të punës. Të martën një gjykatë në Shën Petersburg i urdhëroi të dy palët për të arritur një marrëveshje paqësore. Ival Pavlovi, avokati i Savchukut dhe aktivist për lirinë e informacionit, tha se vendimi i gjykatës ishte një përfundim i mirë.

"Propagandë e hapur"

Ludmilla Savchuk tha se motivi i saj për ngritjen e akuzës lidhet me shqetësimin e saj në lidhje me "propagandën hapur që vjen nga kudo, sidomos trollët në Shën Petersburg." Por beteja e saj nuk është pa rrezik, paralajmëron avokati Pavlov.

"Unë mendoj se sigurisht kjo është mjaft e rrezikshme," tha ai. "Unë e di se vetëm sinqeriteti, transparenca dhe rrezet e diellit do t'i bëjnë ata të dalin nga errësira dhe të mos duket aq të fuqishëm sa u duket se janë tani në errësirë."

Sipas avokatit Pavlov edhe pse agjencia "Internet Research" do që ta mbyllë këtë proces vetëm me aspektin që lidhet me ligjin e punës, Ludmila ka një taktikë për ta vazhduar dhe zgjeruar procesin. Kjo taktikë mund të përfshijë kërkesën për të hetuar dhe gjykuar ndaj firmës "Internet Research" për shkelje të ligjeve ruse që lidhen me nxitjen e urrejtjes ose diskriminimin.

Russland St. Petersburg Gerichtsprozess

Ludmilla Savchuk dhe avokati Pavlov

"Unë mendoj se organizata të tilla e përdorin lirinë e informacionit për të abuzuar," tha Pavlov. "Sigurisht, zyrtarisht nuk përbën shkelje ligji që të paguash njerëz për të bërë postime, përveç rastit nëse përmbajtja e këtyre posteve nuk është e përshtashme. Është e vështirë për të vlerësuar çdo postim dhe përmbajtjen e tij, por nga ajo që kam dëgjuar për ta, është mjaft e qartë që ata kanë shkelur ligjin. "

Brenda 'troll factory'

Nuk dihet se sa vetë punëson agjencia "Internet Research". Pavlov thotë se ai ka dëgjuar për rreth 200 deri 400 vetë, dhe se askush nuk e di saktësisht se kush i paguan pagat. Savchuk tha se shumica e punonjësve ishin studentë dhe se ata ishin të ndarë në njësi që punojnë në faqe apo projekte të caktuara. Ajo duhej të postonte në "Live Journal", një faqe e njohur për blogerët rusë. Të tjerët punonin në faqet e mediave sociale si Facebook dhe ekuivalentet e tij rusë si Vkontakte dhe Odnoklassniki, apo Twitter dhe YouTube.

Ajo tha se askush nuk i ka parë bosët, që udhëzimet lëshoheshin zakonisht në formë të shkruar në internet dhe se normat ishin me bazë ditore. Ndonjëherë trollët pretendonin se ishin gazetarë, që postonin në faqet interneti të rreme ukrainase duke pretenduar se janë luftëtarë të opozitës.

Studentët janë paguar në "të zezë" me rreth 50.000 rubla (€ 820, $ 920) në muaj, që paratë u janë dhënë në dorë, dhe nuk kishte taksa për t'u paguar, tha ajo. Shqetësimi i saj kryesor është se urrejtja e përhapur në internet do të përhapet edhe jashtë tij në jetën e përditshme. Edhe Pavlovi ka frikë se një gjë e tillë mund të ndodhë dhe thotë "Unë dua vetëm ta bëj vendin tim më të mirë." "Unë e di se vendi im nuk është duke menduar qartë në këtë moment, por shpresoj për një të ardhme më të mirë."