1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Prokuroria Federale: A. Uka ka vepruar i vetëm

Atentatori i aeroportit të Frankfurtit e kishte planifikuar i vetëm veprën e tij. Nuk ka të dhëna se ai është anëtar i ndonjë organizate terroriste, tha sot Zëvendësprokurori i Përgjithshëm gjerman, Rainer Griesbaum.

Kryeprokurorja Harms dhe zv.kryeprokurori Griesbaum

Kryeprokurorja Harms dhe zv.kryeprokurori Griesbaum

Megjithatë sipas hetimeve 21-vjeçari, Arid Uka, ka qenë i ndikuar prej rrymave islamiste dhe ka vizituar edhe faqe respektive në internet.

Shkaktar për radikalizimin e atentatorit duket se kishte qenë një video në internet. 21-vjeçari Arid Uka, kishte thënë se për kryerjen e veprës e kishte motivuar një video për krimet e supozuara të ushtarëve amerikanë në Afragnistan, tha në një konferencë për shtyp zëvendësprokurori i përgjithshëm gjerman, Rainer Griesbaum. Në këtë video tregohet se si gjoja ushtarë amerikanë kishin grabitur një shtëpi në Afganistan dhe kishin përdhunuar një vajzë. 21-vjeçari, Arid Uka kishte thënë se ai donte t'i pengonte vepra të tilla. Griesbaum tha se në rast se kristalizohen të dhënat që flasin për këtë motiv, atëhere kjo dëshmon se vepra është kryer nisur nga ndjenja personale dhe jashtë strukturave terroriste.

Luftë kundër propagandës islamike

Megjithatë zëvendësprokurori i përgjithshëm e vlerësoi këtë fakt si dëshmi se çfarë rreziqesh përmban dhe çfarë ndikimi mund të ushtrojë propaganda islamiste në internet, e cila ka si synim t'u drejtohet të rinjve dhe t'i nxisë ata për akte të tilla. Për këtë arsye sipas Griesbaum duhet të forcohet lufta ndaj kësaj propagande.

Sipas vlerësimeve të Prokurorisë së Përgjithshme Federale gjendja e sigurisë në Gjermani nuk ka ndryshuar. Zëvendësprokurori i përgjithshëm tha se "nuk ka tregues për ndonjë sulm të parashikuar prej ndonjë grupi terrorist që vepron me plan."

Autor: Pandeli Pani/DPA

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 04.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10TTp
  • Data 04.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10TTp