1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Prokurori Grasso: Grupet e krimit të organizuar po i shtrijnë tentakulat në mbarë Evropën

Prokurori i antimafias në Itali, Piero Grasso, gjatë një vizite së fundi në Bruksel bëri thirrje për një luftë më të ashpër ndaj krimit të organizuar.

default

Demonstrues në Napoli mbajnë kërkojnë garanci për dënimin e përgjegjësve për krimet e mafias (Fotografi e marrë më 21 mars 2009)

Mafia gjithmonë asociohet me jugun e Italisë, me bosët e Cosa Notra në Sicili dhe me Ndrangheta në Kalabri. Por mafia është e pranishme edhe në shumë rajone të tjera në Evropë. Prokurori italian i antimafias, Piero Grasso javën e shkuar (16.02) dha alarmin në Parlamentin Evropian, se grupet e krimit të organizuar janë duke i shtrirë tentakulat e tyre në të gjithë Evropën.

Duke folur gjatë një dreke me dyer të mbyllura, ai tha se gangsterët po kontrabandojnë çdo gjë në Evropë duke nisur qysh nga heroina e deri tek prostitutat. Xhiroja vjetore nga këto aktivitete arrin në rreth 110 miliardë euro. Sipas prokurorit italian Evropa duhet të ndjekë shembullin e Italisë: "Italia ka legjislacion më të plotë kundër krimit të organizuar. Ndonëse për fat të keq pati një fund të përgjakshëm për dëshmorët e antimafias Falcone dhe Borsolino përpjekjet kundër mafias nuk u frenuan. Revolta e madhe në publik bëri që të intensifikohet lufta. Italia është tani në pararojë sa i përket luftës kundër mafias."


Falcone dhe Borsolino ishin ndër personalitetet që ranë viktimë e vrasjeve që kryheshin ndaj policëve dhe gjyqtarëve gjatë viteve 80-të dhe 90-të. Por ka kohë që vrasjet e lidhura me mafian nuk janë të izoluara vetëm në Itali.

Mafiamorde in Duisburg - Blumen vor dem Lokal

Piceria ku u kryen vrasjet në Duisburg, një nga krimet më të rënda në historinë gjermane të kriminalitetit (15 gusht 2007)

Prokurorët për një legjislacion të përbashkët në BE

Vrasja e gjashtë italianëve anëtarë të mafias në një piceri në Duisburg të Gjermanisë përpara tre vjetësh ishte një goditje e rëndë ndaj luftës kundër krimit të organizuar në BE. Brukseli e ka forcuar njësinë evropiane të bashkëpunimit në nivelin juridik për çështjet penale, të quajtur Eurojust me seli në Hagë. Por prokurori spanjoll Hoze Norena Salto thotë, se kjo strukturë është duke i copëzuar përpjekjet e BE-së. Sipas tij Eurojust është një njësi e fryrë burokratike, që nuk është efikase në luftën kundër mafias: "Në qoftë se dy vende bashkëpunojnë në një hetim, ato e dinë se çfarë duhet bërë. Nuk është e nevojshme që Eurojust të na verë ne në lëvizje dhe ne t’ i drejtohemi Hagës. P.sh. ne spanjollët mund të shkojmë në Itali, ose italianët të vijnë tek ne. Më pas ne mund të informojmë Eurojust për atë që kemi arritur, e kaq mjafton."

Prokurori i antimafias, Piero Grasso, dëshiron një legjislacion të përbashkët në 27 vendet e BE-së kundër mafias: "Rasti i Duisburgut na tregoi se asnjë vend nuk është imun ndaj këtij lloj krimi. Qeveritë kombëtare duhet të miratojnë ligje si ai që kemi ne në Itali. Mafia mund të luftohet me standarde më të aspra të përbashkëta duke përfshirë edhe teknologjinë e re."


Kjo nismë e prokurorëve të antimafias në Evropë është një betejë e vështirë. Shumë vende duan të ruajnë me xhelozi legjislacionin e tyre duke mos e preferuar rolin e Brukselit në këtë drejtim. Por çdo lëvizje do të ishte e pakuptimtë pa pjesëmarrjen e vendeve si Serbia dhe Shqipëria, të cilat janë ndërkohë porta kryesore për qarkullimin e heroinës dhe të kokainës në Evropë.

Mos vallë duhet të ndodhë një ngjarje e rëndë në mënyrë që të vihen gjërat në lëvizje?

Autor: Vanessa Mock / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 22.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Ll7
  • Data 22.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Ll7