1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Prokurorët italianë kërkojnë gjykim të shpejtë të Berluskonit

Kryeministri italian po përballet me tre procese gjyqësore. Ai doli në bankën e të akuzuarve në shkurt dhe në mars, prokurorët kërkojnë proces të menjëhershmëm për akuzat e ngritura për intimitet me një balerinë erotike

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni

Prokurorët italianë kanë kërkuar që Kryeministri Silvio Berluskoni të dalë në gjyq për akuzat se ka paguar për të pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë 17-vjeçare dhe se ka përdorur më pas ndikimin e tij për ta ndihmuar atë.

Prokurorët kanë kërkuar ditën e mërkurë (09.02.2011) në Milano daljen e Beluskonit në gjygj duke argumentuar se dëshmitë janë të mjaftueshme dhe një marrje paraprake në pyetje nuk është e nevojshme. Gjykata duhet të vendosë nësë do ta pranojë kërkesën. Një ditë më parë një gjykatë e Milanos caktoi datën 11 mars, datë për rifillimin e gjyqit ndaj Berluskonit lidhur me akuzat për rryshfet.

Prokurorët e akuzojnë Berluskonin se ka paguar për marrëdhënie seksuale me Karima El Mahroug, një balerinë klubi nate nga Maroku, e cila përdor në skenë emrin "Ruby Heartstealer". Ajo ka qenë nën moshën 18 vjeçare, mosha të cilën ligji e lejon prostitucionin në Itali. Prokurorët po ashtu akuzojnë, se më pas Berluskoni ka përdorur ndikimin e tij për të vënë nën presion policinë, e cila e kishte arrestuar vajzën e re të akuzuar për vjedhje.

Një poster i vendosur nga protestuesit lidhur me çështjen Ruby

Një poster i vendosur nga protestuesit lidhur me çështjen Ruby

"Ruby Heartstealer" ka pranuar se ka marrë nga kryeministri 7.000 euro, por se ata nuk kanë pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale. Berluskoni, thotë se s'ka paguar kurrë për të pasur marrëdhënie seksuale me dikë. Ai pranon të ketë bërë një telefonatë për El Mahroug, kur ajo ndodhej në burg, por thotë se e ka bërë këtë për të ndihmuar një njeri në nevojë. Pagimi i të miturve për marrëdhënie seksuale dënohet në Itali deri në tre vjet heqje lirie, kurse abuzimi politik shoqërohet me burgim nga gjashtë në tetë vjet.

Rryshfetet dhe evazioni fiskal sërish në rend të ditës

Një nga ditët Berluskoni duhet të përgjigjet në gjyq për akuzat se i ka dhënë rryshfet ish-avokatit të tij për takstat, për të dhënë dëshmi të rreme. Sipas akuzës Berluskoni i ka paguar David Millsh 400 mijë euro për të dhënë dëshmi të rreme në dy çështje të ndryshme gjyqësore në vitet nëntëdhjetë. Çështjet u pezulluan në prill të vitit 2010, së bashku me hetimet pasi Berluskoni miratoi një ligj që i bën politikanët e rangut të lartë imun ndaj ndjekjeve penale për të paktën 18 muaj të mbajtjes së postit.

Protesta më 29 janar 2011 në Itali kundër kryeministrit Berluskoni

Protesta më 29 janar 2011 në Itali kundër kryeministrit Berluskoni

Në janar Gjykata Kushtetuese italianë e gjykoi ligjin si antikushtetues, duke lejuar kështu rifillimin e proceseve. Një gjyq i dytë fillon më 28 shkurt, ku Berluskoni akuzohet për parregullsi në kontabilitet dhe në pagesat e taksave të rrjetit mediatik Mediaset.

Berluskoni nuk është i huaj për sallat e gjyqit. Ai ka qenë i akuzuar për evazion fiskal, korrupsion, financim të paligjshëm të partive.


Autor: M. Hallam, J. Impey / A.Cama

Redaktoi: V. Filaj-Ballvora

  • Data 09.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10EVc
  • Data 09.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10EVc