1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Projektrezoluta e re e Serbisë

Serbia i dërgoi të mërkuren (08.09.2010) në mbrëmje Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara propozimin e rezolutës së saj për Kosovën, të harmonizuar me Bashkimin Evropian.

default

Sipas burimeve serbe, rezoluta e re e zëvendëson atë të mëparshmen dhe pritet që në këtë dokument të mos ketë amendamente të reja.

Teksti i propozimit të ri:

a) Të vetëdijshëm për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara;

b) Duke marrë parasysh funksionet dhe autorizimet e saj mbi bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara;

c) Duke rikujtuar Rezolutën e saj 63/3 nga data 8 tetor 2008, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë mendimin e saj këshillëdhënës në lidhje me pyetjen: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e organeve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”;

d) Duke marrë parasysh mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Dretjësisë, nga data 22 korrik 2010 se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pas shqyrtimit të vëmendshëm të saj, duke përfshirë edhe çështjet për të cilat është dhënë mendimi;

e) Merr në dijeni përmbajtjen e GJND-së lidhur me atë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë së Përgjithshme;

f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet palëve. Procesi i dialogut vetvetiu do të jetë faktor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ky dialog ka për qëllim të avancojë bashkëpunimin, të realizojë përparim në rrugën drejt BE-së dhe të përmirësojë jetesën e njerëzve.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 09.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P7fH
  • Data 09.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P7fH