1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Projektligji për policinë nuk mirëpritet nga aktorët politikë

Ligjin për policinë opozita e ka quajtur kopje të keqe nga ish sistemi komunist, që nuk do të jetë kompatibël me ndryshimet e bëra në Maqedoni. Subjektet politike shqiptare kanë paralajmëruar ndërhyrjen me amendamente.

Ligji i ri për policinë në thelb përmban modelin e vjetër, mbi të cilin ka funksionuar policia, thonë kritikët.

Ligji i ri për policinë në thelb përmban modelin e vjetër, mbi të cilin ka funksionuar policia, thonë kritikët.

Projektligji për punën e brendshme, apo i njohur në përgjithësi si ligji për policinë, ka nxitur debate të ashpra tek partitë opozitare maqedonase. Sipas tyre, në këtë ligj janë ofruar zgjidhje joadekuate, me të cilat policia ka gjasa reale që të jetë nën ndikimet partiake. Reformat e parapara në këtë ligj, nuk janë në harmonizim me reformat në drejtësi, prokurorinë publike dhe armatën, ndërsa drejtorisë për kundërzbulim i janë rritur kompetencat jashtë mase. “Maqedonia, me siguri do të jetë shteti i vetëm në Evropë me rregullim të këtillë komunist të udhëheqjes në polici," vlerëson deputeti i opozitës, Vllado Buçkovski.

Jo partizimit të policisë

Ish Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë dhe deputet, Pavle Trajanov ka folur për domosdoshmërine e depolitizimit të policisë: "Ligji duhet të sigurojë që çdo pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe i shërbimeve kundërzbuluese, të mos ketë të drejtë të jetë anëtar i ndonjë partie politike."

Edhe partitë shqiptare nuk janë të kënaqura me ligjin për policinë meqenëse sipas tyre, me të nuk parashihen mekanizma mbrojtës për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në polici.

Ligji parasheh që mbi 2 mijë policë të dalin para kohe në pension. Deputetja e Liberal Demokratëve, Roza Karoska-Topuzovska thotë, se pensionimi i parakohshëm i policëve me ligjin në fjalë, do të mundësojë punësime të reja partiake në polici. “Menjëherë pas pensionimit, apo ndoshta ka mbaruar kjo punë, në vend të policëve të pensionuar janë pranuar aktivistë të partive në pushtet."

Mungesa e kontrollit në punën e policisë


Opozita ka paralajmeruar se nuk do t' i jepë mbështetje ligjit për policinë, sepse për të ka munguar debati publik dhe nuk është dëgjuar mendimi i ekspertëve. Aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska, vlerëson se pakënaqësia për ligjin e policisë buron në faktin e mungesës së kontrollit të jashtëm për punën e policisë. Edhe OSBE-ja, ka tërhequr vërejtjen për mungesën e kontrollit për punën e drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim. Profesori Zvonimir Jankullovski, thotë se mungesa e këtij kontrolli shfaqet në ligjin, që është kopje e ligjeve të mëparshme të policisë. “Ky ligj në thelb, përmban në vete modelin e vjetër, në bazë të të cilit ka funksionuar policia”

Miratimi i ligjit për policinë është njëri nga 8 kriteret, që do të vlerësohen në vjeshtë për t`i dhënë notën reformave të Maqedonisë nga ana e Komisionit Evropian.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama





  • Data 09.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I6C5
  • Data 09.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I6C5