1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Projektet gjermane në Shqipëri do të njohin rritje vitin e ardhshëm

Besueshmëria dhe efektiviteti janë karakteristikat e bashkëpunimit ekonomik për zhvillim gjermano – shqiptar edhe në këtë vit që po mbyllet. Gjermania këtë vit pavarësisht krizës dha një fond prej 100 milionë eurosh.

default

Pamje simbolike e bashkëpunimit ekonomik shqiptaro-gjerman

Shifrat janë të parat që flasin: 367 milionë euro për projekte të bashkëpunimit dypalësh që nga viti 1988 kur nisi ky bashkëpunim pa përfshirë këtu kontributin e Gjermanisë në nivel donatorësh shumëpalësh me BE, Bankën Botërore apo Kombet e Bashkuara. Ky është kontributi gjerman.

Në raport me popullsinë Shqipëria radhitet ndër vendet e para që ka përfituar mbështetje gjermane për zhvillim. Sekretari i parë në ambasadën gjermane ne Tirane, Ian Rudolph, i cili mbulon sektorin e ekonomise, e quan një histori suksesi bashkëpunimin ekonomik për zhvillim me Shqipërine edhe për këtë vit. “Fusha e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit për zhvilim ka qënë jashtëzakonisht e sukseshme këtë vit. Gjermania i dha Shqipërisë në Maj të këtij viti një shtesë prej 100 milionë eurosh pavarësisht nga kriza ekonomike pasi qeveria gjermane e konsideron projektin në Shqipëri jashtëzakonisht të sukseshëm dhe dhe do të vazhdojë ta zgjerojë atë.”

Skorska Dorf Albanien Herlitz Schultaschen

Sekretari i parë në ambasadën gjermane ne Tirane, Ian Rudolph me valltarë në një fshat shqiptar. Ai parasheh rritje të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman

Përtej shifrave

Suksesi shfaqet edhe përtej shifrave, tek qytetarët që përfitojnë nga projektet gjermane. Tre sektorët kryesorë ku është fokusuar bashkëpunimi për zhvillim gjermano- shqiptar: energjia, uji dhe zhvillimi i biznesit të vogël dhe të mesëm ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve, në kapitalin njerëzor që është promotori i zhvillimit të çdo vendi, pavarësisht nga niveli i zhvillimit ekonomiko- shoqëror.

Këtë vit Gjermania lançoi edhe financimin e një projekti madhor: ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë prej 400 kV Shqipëri- Maqedoni, i pari mes dy vendeve. Pas financimit gjerman për linjat e transmetimit të energjisë Shqipëri- Kosovë, Shqipëri- Mal i Zi, kjo linjë mbyll të vetmin boshllëk të lidhjes së sistemit energjitik të Shqipërisë me atë rajonal duke krijuar kështu rrjetin e unifikuar rajonal të transmetimit të energjisë. Kjo do të thotë përfundim i krizave kronike të mungesës së energjisë për qytetarin e thjeshtë, biznesin dhe ekonominë në tërësi.

Projekte që promovojnë bashkëpunimin rajonal

Financimi nga qeveria gjermane i linjave të transmetimit të energjisë Shqipëri –Kosovë, Shqipëri – Mali i Zi dhe tani Shqipëri – Maqedoni janë ilustrimi i qartë i orientimit rajonal të të bashkëpunimit ekonomik gjermano- shqiptar. Ky orientim shfaqet edhe në fondet e hapura rajonale, ku përfshihet Shqipëria dhe dy vende të tjera të Ballkanit Perëndimora. “Promovimi i bashkëpunimit rajonal është konsideruar nga qeveria gjermane si një hap drejt BE” thotë për programin shqip të Dë, Ian Rudolph.

Integrimi europian i Shqipërisë dhe Gjermania

Mbështetja e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian është arsyeja kryesore që fondet gjermane të bashkëpunimit për zhvillim janë trefishuar në tre vitet e fundit. Sa më shumë shpejtësi të marrë procesi i integrimit, aq më të mëdha bëhen përpjekjet e Gjermanisë për ta mbështetur atë, thotë Z, Rudolph.

Flash-Galerie Deutsche Messe Tirana

Në Tiranë organizohet edhe panairi gjerman. Qytetarë para Pallatit të Kongreseve pak para hapjes së panairit

“Gjermania i kushton një vëmendje të madhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ashtu si në rastin e anëtarësimit në NATO, liberalizimit të vizave edhe Gjermania e mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Gjithë bashkëpunimi ekonomik për zhvillim synon të mbështesë Shqipërinë për t' iu bashkuar BE-së. Gjermania po mbështet Ministrinë e Integrimit , me një projekt të përbashkët me Komisionin Europian, për të kordinuar punën e gjithë lojtarëve dhe plotësuar kushtet që raport-progresi i KE në vitin 2011 të jetë pozitiv dhe qe te pranohet aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim. “

Besueshmëri dhe efikasitet

Bazë për suksesin e një marrëdhënieje ekonomike mes dy vendeve është besueshmëria dhe efikasiteti. Z., Rudolph thotë për Dë se këto tipare kanë karakterizuar marrëdhëniet ekonomike gjermano- shqiptare. Ai përmend si argument të suksesit ne bashkëpunimin dypalësh që garantojnë këto dy karakteristika nënshkrimin para disa ditësh të një sërë projektesh të reja.

“ Një ditë para Krishtlindjeve u nënshkruan një sërë projektesh të reja prej 65,5 milion eurosh në sektorin e ujit, administrimin e ujësjellës – kanalizimeve, eliminimin e mbetjeve të ngurta. Një pjesë realizohet në bashkëpunim me BE, që konfirmon bashkëpunimin e sukseshëm edhe mes Gjermanisë dhe BE.”

Autoritetet e Tiranës e cilësojnë të shkëlqyer bashkëpunimin ekonomik për zhvillim me Gjermaninë dhe parashikojnë që ai do të njohë nivele të reja vitin e ardhshëm. Për vitin e ardhshëm 2011 Ian Rudolph parashikon: “Gjermania mbetet e zotuar fuqimisht ndaj Shqipërisë për ta mbëshetutr në rrugën e saj drejt BE. Numri i madh i projekteve që realizon në Shqipëri kontribon në përmirësimin e jetës së qyteëtarëve të saj dhe promovon integrimin e Shqipërisë në BE".

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 05.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zqiJ
  • Data 05.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zqiJ