1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Projektbuxheti për vitin 2009 përplas mazhorancën dhe opozitën në parlamentin e Tiranës

Për qeverinë buxheti është më i madhi i realizuar ndonjëherë në Shqipëri, kurse për opozitën ai është paralajmërimi i varfërisë nga dështimi i reformave.

default

Kryeministria

Parlamenti në Tiranë vendosi në orët e para të së premtes që ta shtyjë për të hënën votimin e projektbuxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Gjatë rreth 8 orëve të diskutimit maratonë në seancën plenare, nuk munguan akuzat dhe dialogjet e tensionuara mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës.

Qysh në fillim të debatit u vu re se projektbuxheti 2009-n i paraqitur nga ministria e e financave u vlerësua në dy pamje krejt të kundërta nga të djathtët e të majtët. Për kryeministrin Sali Berisha, i cili bëri dhe një argumentim të gjatë për aspekte të veçanta të buxhetit, ai "ndryshon për mirë rrjedhën e 800 mijë familjeve shqiptare, është buxheti i 520 mijë pensionistëve, të cilët do të marrin një pension rreth 50% më të madh që nga 1 maji i vitit 2009".

Berisha e përshkroi projektbuxhetin si "suksesin e këtij 4-vjeçari për t'i hapur rrugë suksesit në mandatin e ardhshëm. Nëse do të bëhet një krahasim me buxhetin e vitit 2004, atëhere rezulton se kjo qeveri ka mbledhur 100 % fonde më shumë se opozita kur ishte në pushtet".

Tirana Parlament

Tirana Parlamenti

Për opozitën projektbuxheti është mashtrim i rradhës

Por nga rradhët e opozitës, prezantimet e treguesve nga ana e kryeministrit, ministrit të financave dhe anëtarëve të qeverisë, u quajtën si jashtë realitetit, si mashtrime të rradhës. Sipas ish-ministrit të financave, Arben Malaj, deputet i PS, qeveria mashtron me shifrat e buxhetit në masën 400%. "Me këtë buxhet po shikojmë se ju keni ngelur në vend. Nuk mund t'i gënjesh shqiptarët me shifra bruto, kur shqiptarëve nuk ju dalin ato lekë as për të blerë gjërat minimale të jetesës”, deklaroi gjatë seancës Arben Malaj i PS-së, duke shtuar edhe faktin se në projektbuxhet nuk ka asnjë parashikim dhe strategji për përballimin e efekteve të krizës globale financiare.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli vendosi që votimi për projektbuxhetin të behet në seancën plenare të së hënës së ardhshme.

  • Data 21.11.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FzDq
  • Data 21.11.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FzDq