1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Projekt me sfida të mëdha

Me ndërrimin e motmoteve Sllovenia merr përsipër drejtimin e presidencës së Bashkimit Evropian. Për këtë vend të vogël ky është një projekt historik me shumë sfida - ndër të tjera edhe të ardhmen e Kosovës.

Dimitrij Rupel, ministrat e jashtëm të Hungarisë, Kinga Goncz, Austrisë Ursula Plassnik dhe Suedisë Carl Bildt

Dimitrij Rupel, ministrat e jashtëm të Hungarisë, Kinga Goncz, Austrisë Ursula Plassnik dhe Suedisë Carl Bildt

Jo rastësisht logoja presidenciale e sllovenëve është një fletë e stilizuar dushku. 60 përqind e territorit slloven janë të mbuluara me male. Sllovenia është e njohur për shumëllojshmërinë e saj të zogjve. Shumë zogj shtegtarë ndalojnë për pushim në Slloveni. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ministri i jashtëm slloven Dimitri Rupel do të afrojë edhe më shumë pjesën tjetër evropiane me bukuritë e rralla natyrore të Sllovenisë. Por jo vetëm këtë. Ministri Rupel sqaron përse është e veçantë presidenca e BE-së për vendin e tij i cili u pavarësua nga Jugosllavia para 16 vitesh: "Sllovenia është vendi i parë i ri anëtar i cili merr presidencën. Për ne ky është një projekt historik. Ne nuk kemi patur asnjëherë një përvojë të tillë, që të drejtojmë një presidencë të tillë andaj përpjekjet tona do të jenë të veçanta."

Alpet, Slloveni

Alpet, Slloveni

Cicërrimën e zogjëve do ta dëgjojnë edhe ministrat gjatë takimeve të tyre në Slloveni. Të gjitha takimet e Këshillit të Ministrave për shkak të shpenzimeve do të mbahen në një park natyral. Hoteli luksoz ku do të zhvillohen takimet dikur ka qenë rezidenca verore e Josip Broz Titos. Vendi i pestë më i vogël në BE me vetëm 2 milionë banorë ka huazuar diplomatë nga Franca për të organizuar rreth 1000 konferenca, që do të mbahen në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008. Tema të rëndësishme në këto takime padyshim që do të jenë e ardhmja e Kosovës dhe afrimi i Serbisë dhe vendeve tjera të Ballkanit perëndimor me Bashkimin Evropian. Dimitri Rupel: "Ne në Slloveni besojmë se ka ardhur koha për përfundimin e krizës jugosllave. Kriza filloi në vitin 1991 me sulmin e presidentt Millosheviq ndaj Sllovenisë. Ne besojmë që zgjidhja është futja e Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian, siç është vendosur edhe në Selanik në vitin 2003."

Nënshkrimi i marrëveshjes reformuese, Lizbonë 13 dhjetor 2007

Nënshkrimi i marrëveshjes reformuese, Lizbonë 13 dhjetor 2007

Rupel beson që deri në fund të presidencës sllovene në qershor të 2008-ës Kosova do të jetë një shtet i pavarur dhe Serbia do të fillojë negociatat për antarësim në Bashkimin Evropian. Ministri i jashtëm Rupel shpreh bindjen se vendi i tij deri atëherë do të arrijë të koordinojë qëndrimet e BE-së për Kosovën. "Më lejoni t`ju siguroj se Sllovenia do të provojë që të bindë Qipron dhe të tjerët se Kosova është një rast krejt tjetër. Ne duam të arrijmë unitetin dhe për këtë do të luftojmë."

  • Data 21.12.2007
  • Autor Bernd Rigert / Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CefO
  • Data 21.12.2007
  • Autor Bernd Rigert / Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CefO