1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Projekt i BE-së në 2008 për zhvillimin e zonave malore në Shqipëri

Synohet t´i jepet një mbështetje zhvillimit ekonomik të zonave rurale si dhe të krijohet mundësia për çelje biznesi të vogël, ndërtim të infrastrukturës, vendimmarje më të drejtë dhe investime në këto zona.

default

Qafa e Llogarasë

Një pjesë e rëndësishme e popullsisë shqiptare jeton në fshat. Statistikat e vitit 1990 jepnin të dhëna, se në fshat jetonin rreth 70 %, ndërkohë që në vitin 2008 këto të dhëna demografike kanë ndryshuar, pasi një pjesë e popullsisë së këtyre zonave ka zbritur në qytete.


Veçanërisht në Jug të Shqipërisë, në fshat e kryesisht në zonat kodrinore e malore, jeton gati gjysma e popullsisë. Zhvillimi urban në qytete ka sjellë për pasojë një prapambetje e lënie pas dore të zonave rurale. Për t´i dhënë një mbështetje dhe dhe nxitje zhvillimit në këto zona, me fillimin e vitit 2008 është fokusuar një projekt i Bashkimit Evropian, që synon rritjen e kapaciteteve, krijimin e mundësive për çelje biznesi të vogël, ndërtim të infrastrukturës etj. Në kuadër të këtij projekti në Gjirokastër, një nga pesë qytetet pilot është ngritur dhe një forum për zhvillimin e zonave malore, me përfaqësues të OJQ-ve, të fermerëve, të biznesmenëve, të përfaqësuesve të pushtetit vendor etj. Kryetari dhomës rajonale të biznesit në Gjirokastër Mustafa Devolli vë në dukje, se ka nisur organizimi dhe ngritja e bizneseve të vogla edhe në këto zona e në këtë kohë.

Bauer in Kukes, Albanien

Bujk në Kukës


Në zonat malore është e zhvilluar edhe puna artizanale, e sidomos ajo e përpunimit të leshit, e blegtorisë, e përpunimit të drurit si dhe e punimeve në gur . Lindita Luzi drejtuese e rrjetit të shoqatave të artizanatit pohon se projekti është një mundësi optimale për të ngritur ekonomitë e vogla familjare.


Zhvillimi zonave malore vlerësohet prej analistëve si një nga sfidat e vështira por jo të pamundura për zhvillimin e shoqërisë shqiptare e integrimin e saj në rrjedhat e zhvillimit evropian.




  • Data 15.01.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cpvs
  • Data 15.01.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cpvs