1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Projekt historik - Sllovenia kryeson presidencën e BE-së

Me ndërrimin e viteve Sllovenia merr përsipër drejtimin e presidencës së Bashkimit Evropian. Për këtë vend të vogël ky është një projekt historik me shumë sfida - ndër të tjera edhe e ardhmja e Kosovës.

default

Logoja sllovene e presidencës së BE-së

Jo rastësisht logoja presidenciale e sllovenëve është një fletë e stilizuar dushku. 60 përqind e territorit slloven janë të mbuluara me male. Sllovenia është e njohur për shumëllojshmërinë e saj të zogjëve. Shumë zogjë shtegtarë ndalojnë për pushim në Slloveni. Gjatë gjashtë muajëve të ardhshëm, ministri i jashtëm slloven Dimitri Rupel do të afroj edhe më shumë pjesën tjetër evropiane me bukuritë e rralla natyrore të Sllovenisë. Por jo vetëm këtë.

Sllovenia - vendi i parë i ri anëtar i BE-së që merr presidencën

Ministri Rupel sqaron përse është e veçantë presidenca e BE-së për vendin e tij i cili u pavarësua nga Jugosllavia para 16 vitesh: Sllovenia është vendi i parë i ri anëtar i cili merr presidencën. Për ne ky është një projekt historik. Ne nuk jemi provuar shumë që të drejtojmë një presidencë të tillë andaj përpjekjet tona do të jenë të veçanta'.

Cicërimën e zogjve do ta dëgjojnë edhe ministrat gjatë takimeve të tyre në Slloveni. Për shkak të shpenzimeve të gjitha takimet e Këshillit të Ministrave do të mbahen në një park natyral. Hoteli luksoz ku do të zhvillohen takimet dikur ka qenë rezidenca verore e Josip Broz Titos. Vendi i pestë më i vogël në BE me vetëm 2 milionë banorë ka huazuar diplomatë nga Franca për të organizuar rreth 1000 konferenca që do të mbahen në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008.

E ardhmja e Kosovës dhe afrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor me Bashkimin Evropian në fokus të aktiviteteve

Tema të rëndësishme në këto takime padyshim që do të jenë e ardhmja e Kosovës dhe afrimi i Serbisë dhe vendeve tjera të Ballkanit perëndimor me Bashkimin Evropian. Dimitri Rupel: 'Ne në Slloveni besojmë që ka ardhur koha për përfundimin e krizës jugosllave. Kriza filloi në vitin 1991 me sulmin e presidentt Millosheviq ndaj Sllovenisë, Ne besojmë që zgjidhja është futja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në zgjerim siç është vendosur edhe në Selanik në vitin 2003'.

Slowenien Politik EU-Ratspräsidentschaft Pressekonferenz

MPJ slloven Dimitrij Rupel

Rupel beson që deri në fund të presidencës sllovene në qershor të 2008-ës Kosova do të jetë një shtet i pavarur dhe Serbia do të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ministri i jashtëm Rupel shpreh bindjen se vendi i tij deri atëherë do të arrijë të koordinojë qëndrimet e BE-së për Kosovën. 'Më lejoni të ju siguroj se Sllovenia do të provoj që të bindë Qipron dhe të tjerët se Kosova është një rast krejt tjetër. Ne duam të arrijmë unitetin dhe për këtë do të luftojmë'.

  • Data 01.01.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CecP
  • Data 01.01.2008
  • Autor Bernd Riegert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CecP