1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Programi atomik iranian: Mosbesimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe kokëfortësia e Iranit

Nga shumë vende të botës programi atomik iranian shihet me mosbesim, megjithëse udhëheqja e Teheranit përbetohet për qëllimet e saj paqësore. Sipas Teheranit programi atomik shërben vetëm për prodhimin civil të energjisë

default

Presidenti Ahmadinexhad nuk i ka përfillur deri më tani mesazhet e ndërkombëtarëve

Në ndërgjegjen e opinionit botëror programi atomik i Iranit u bë i pranishëm në vitin 2002. Asokohe Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në Vjenë (IAEA) u bë e vëmendshme në lidhje me njoftimet e disa shërbimeve sekrete, se Teherani po punon për pasurimin e uraniumit. Dhe vërtet një vit më pas, në Natanc u gjetën gjurmë uraniumi të pasuruar. Pak kohë pas këtij lajmi u tha se Republika Islamike e Iranit kishte 18 vjet që e mbante të fshehur programin e saj atomik dhe bashkësia ndërkombëtare kërkoi menjëherë bisedime me Teheranin.

IAEA Treffen in Wien Atomprogramm Iran Mohamed ElBaradei

Bisedime të shpeshta për programin atomik zhvillohen në Vjenë, në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. Në fotografi drejtori i Agjensisë, Mohamed El Baradei

E respekton Irani marrëveshjen për ndalimin e armëve atomike?

Për sa kohë në Teheran ishin në pushtet reformatorët, një gjë e tillë ishte relativisht e lehtë. Por me zgjedhjen e Mahmud Ahmadinexhadit në verën e vitit 2005 kjo gjë ndryshoi. Presidenti radikal nuk epet që atëhere së theksuari: "Ne pranojmë vetëm të drejtën tonë në kuadër të marrëveshjes për ndalimin e armëve atomike, as më tepër dhe as më pak."

Kjo fjali e karakterizon argumentimin iranian edhe sot, sepse marrëveshja për ndalimin e armëve atomike që Irani - ndryshe nga Pakistani, India apo Izraeli - e ka ratifikuar, u garanton në nenin IV të gjithë vendeve nënshkruese të drejtën e patjetërsueshme "për ta zhvilluar, prodhuar dhe përdorur enegjinë bërthamore për qëllime paqësore“. Të gjithë nënshkruesve të këtij dokumenti, pra edhe Iranit, u jepet mundësia për të marrë pjesë në "një këmbim mundësisht të gjerë të pajisjeve, materialeve dhe informacioneve“.

Presidenti Ahmadinexhad nuk pranon kompromise

Me këmbënguljen e SHBA-ve, Teherani është përjashtuar prej këtij këmbimi legjitim, e prandaj mullahët i mblodhën njohuritë e tyre për energjinë atomike përmes kanaleve të fshehta, më saktë përmes Pakistanit, një prej aleatëve të diskutueshëm të Uashingtonit në luftë kundër terrorizmit.

Dossier Iran Atomprogramm Teil 1

Irani punon për pasurimin e uraniumit, megjithë kontestimin ndërkombëtar. Pamje nga laboratorët në Iran

Për shkak të këtij izolimi të Iranit, Ahmadinexhadi është gjithmonë mosbesues ndaj çdo lloj oferte për bisedime: "Ata besojnë se kanë të bëjnë me një fëmijë katërvjeçar, të cilit mund t'i japin ca arra apo çokollata, për t'i marrë arin. Ne s'kemi nevojë për ndihmën e evropianëve. Kur ju kemi kërkuar ndihmë? A ju kemi kërkuar ndonjëherë ndihmë, që tani të pretendoni që me disa stimuj të na bëni të heqim dorë prej së drejtës sonë për përparim teknologjik? Kombi iranian nuk do ta ndërpresë pasurimin e uraniumit."

Në fillim të vitit 2006 Irani ia doli madje mbanë të mbyllte edhe ciklin e djegies së substancave bërthamore dhe të pasuronte uranium në formë gazi në një nivel prej 3,5 përqindësh. Kjo mjafton për të përftuar energji, por jo për të prodhuar armë bërthamore.

Konflikti atomik mbetet eksploziv

Në atë kohë Republika Islamike e Iranit kishte 164 centrifuga, sot Teherani pretendon se ka 5.000 të tilla. KS ka miratuar deri tani katër rezoluta kundër programit atomik të Iranit, por ky i ka injoruar ato. Në radhët e popullsisë programi atomik konsiderohet si çështje prestigji kombëtar dhe mbështetet prej një shumice të qartë. Megjithatë qëndrimi i ngurtë i presidentit është edhe në qendër të kritikave. Ish-presidenti Rafsanxhani thekson p.sh. se për shkak të pokerit atomik, nuk duhet rrezikuar fillimi i ndonjë lufte. Por nga ana tjetër ai thotë: "Po ju them juve në Perëndim shumë qartë, që me rrugën e rezolutave nuk mund të arrini dot gjë. Përmes tyre ju i krijoni vetes e botës dhe sidomos rajonit tonë probleme. Rruga e drejtë është t'u jepni fund këtyre kapardisjeve.“

Se sa eksplozive është grindja për programin atomik të Iranit, tregojnë reagimet e SHBA-së dhe të Izraelit. Të dyja këto vende jo vetëm që kanë planifikuar goditje ushtarake ndaj Iranit, por vazhdojnë t'i konsiderojnë ato si një alternativë të mundshme.



  • Data 13.02.2009
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GtJM
  • Data 13.02.2009
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GtJM