1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Program i ri, slogan i ri: Deutsche Welle - Made for Minds

Me një slogan të ri "Made for Minds", starton më 22 qershor programi i ri në anglisht i Deutsche Welle-s. Një hap i ri drejt së ardhmes - 24 orë informacion global nga Gjermania, studio e re, teknologji e lartë.

Redaktorët, teknikët dhe moderatorët – të gjithë punonjësit në Deutsche Welle janë të angazhuar për të realizuar me sukses startimin e programit të ri në anglisht më 22 qershor. Për transmentuesin e jashtëm të Gjermanisë ky është vërtet një projekt gjigand, por që ia vlen thekson, intendanti Peter Limbourg. „Ne njihemi dhe vlerësohemi në botë për gazetarinë e ekuilibruar dhe serioze. Këtë profil duam ta mprehim edhe më shumë. Sigurisht që besojmë se aktualisht interesi për Gjermaninë është shumë i madh. Me këtë ofertë të re ne duam të plotësojmë edhe më mirë se më parë ofertën me përmbajtje dhe këndvështrime nga Gjermania.”

Peter Limbourg bei Berlin direkt

Intendanti i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg

Çfarë synon programi i ri

Programi i ri 24-orësh në anglisht do të zgjerojë ofertën e informacionit aktual me lajme çdo orë. Europa dhe Amerika do të vazhdojnë të luajnë këtu një rol të rëndësishëm. Me shtimin e informacionit për rajonet e Afrikës dhe Azisë, Deutsche Welle kërkon të rrisë relevancën dhe të përmirësojë ofertën. Për këtë është zgjeruar edhe rrjeti i bashkëpunëtorëve. Korrespondentët e Deutsche Welles do të raportojnë tani nga Bangkoku, Lagos dhe Kairo. „Ne duam t'i surprizojmë herë pas here shikuesit tanë. Duam të jemi më pak konvencionalë, më pak të parashikueshëm, duam të kemi efekt tek shikuesit, që ata të thonë: Këtë që pashë nuk e dija, nuk e kisha pritur, ose që të thonë, po, ia vlejti që e pashë sërish këtë program”, shpjegon Carsten von Nahmen, drejtori i departamentit të lajmeve qëllimin e programit në anglisht.

Deutsche Welle DW Akademie Carsten von Nahmen

Drejtori i departamentit të lajmeve, Carsten von Nahmen

Studio e re - një avantazh më shumë

Në qendër të këtij programi do të jetë studioja e re e lajmeve. Që prej më shumë se dy muajsh punojnë teknikët për vënien në punë të studios së re dhe “fasadës” – të ashtuquajturit “Videowall” - ku do të projektohen videot. Bëhet fjalë për një teknologji të nivelit të lartë, për një fasadë në studion e re, e cila do të jetë 12 metër e gjatë e 2 metra të lartë, më shumë se 1 ton e rëndë.

Wade Adams, redaktor i Deutsche Welle-s ka punuar që nga fillimi në grupin e punës për konceptimin e programit të ri. Ai i di avantazhet e një studioje të re. „Mendoj se ka më shumë mundësi për të shpjeguar përmbajtjet apo për t'i ilustruar ato. Me „videowall“-in ne do të ndërveprojmë më mirë për temat komplekse. Apo për tema, për të cilat nuk ka shumë figurë, si për shembull kur flasim për ekonominë dhe duhet të shpjegojmë shifrat apo temat abstrakte. Edhe moderatorja ka mundësi ndërveprimi me figurën. Kjo i bën lajmet më interesante dhe më informative.”

Neue Studio des englischen Kanals der DW EINSCHRÄNKUNG BEACHTEN

Studioja e re

Slogani i ri – Made for Minds

Me sloganin e ri „Made for Minds“ Deutsche Welle e forcon profilin si në televizion, në prezantimin online, në radio dhe në aplikacionin e ri në celular. Intendanti Limbourg thekson se „duam të bëjmë të qartë se shikuesit tanë janë të veçantë, ata janë të vëmendshëm ndaj botës, zhvillimeve ndërkombëtare, kulturës, të drejtave të njeriut, janë ata që kanë një akses të veçntë për tema të tilla. Për ne ky është pretendim, për shikuesit e përdoruesit tanë një kompliment.“

Nga 22 qershori Deutsche Welle do të vazhdojë të transmentojë në televizion në katër gjuhë - krahas programit në anglisht dhe ofertës në gjermanisht, oferta e Deutsche Welle-s mbetet e hapur në spanjisht për publikun në Amerikën Latine, si edhe në arabisht për botën arabe nga Omani në Marok. Edhe në këto programe shikuesit tanë mund të gëzohen për disa risi.