1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Profilaksia ndaj krizave të tjera financiare në qendër të konsultimeve gjermano - franceze

Nën masa të rrepta sigurie dhe nën ethet e krizave të reja të borxheve në vende të tjera të BE-së zhvillohen në Freiburg në Jug të Gjermanisë konsultimet qeveritare gjermano-franceze.

Kancelarja Angela Merkel presidenti francez Nicolas Sarkozy në samitin Gjermani-Francë në Freiburg.

Kancelarja Angela Merkel presidenti francez Nicolas Sarkozy në samitin Gjermani-Francë në Freiburg.

Franca dhe Gjermania janë në unanimitet të fortë kundër krijimit të një fondi të përbashkët me bono thesari të vendeve të BE-së. Në vend të kësaj të dyja vendet synojnë forcimin e politikës ekonomike të BE-së.

Për këtë ranë dakord kancerlarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nikola Sarkozy në takimin në Freiburg. Takimi i shërbeu përgatitjeve të samitit të BE-së javën e ardhshme në Bruksel. Në këtë samit do të vendoset për mbrojtjen afatgjatë të monedhës së përbashkët, Euro, prej spekulimeve. Kancelarja Merkel bëri thirrje për unitet në BE duke nënvizuar se "nëse dështon Euro, ka dështuar Evropa".

Sarkozy dhe Merkel vizitojnë një treg Krishtlindjesh në Freiburg.

Sarkozy dhe Merkel vizitojnë një treg Krishtlindjesh në Freiburg.

Në sfondin e krizës në Eurozonës Gjermania dhe Franca synojnë që të harmonizojnë më fuqishëm aftësinë e konkurrencës si dhe sistemin fiskal në të dyja vendet. Kancelarja Merkel deklaroi, pas takimit me presidentin Sarkozy në Freiburg se ministrat e Financave të të dy vendeve, janë duke punuar ndërkohë për vendosjen e bazës së harmonizimit të sistemeve fiskale.

Bashkëpunimi mes ushtrive

Në konsultime marrin pjesë edhe një sërë ministrash të të dyja qeverive. Konsultimet gjermano-franceze zhvillohen dy herë në vit.

Në kuadër të takimeve në nivel ministrash, ministri gjerman i Mbrotjes, Karl-Theodor zu Guttenberg dhe homologu i tij francez Alain Juppé, në Strasburg ishin të pranishëm edhe në ceremoninë e vënies në shërbim të batalionit të këmbësorisë 291 të Bundesverit (Ushtria Gjermane). Ky batalion do ta ketë kuartierin në Illikirch-Grafenstaden pranë Strasburgut dhe do të bashkëpunojë me dy brigadat e tankistëve të ushtrisë fanceze. Batalioni i këmbësorisë bën pjesë në brigadën gjermano-franceze, që deri më sot ka qenë e vendosur vetëm në tri kuartiere në Baden-Vyrtemberg. Qysh pas Luftës së Dytë Botërore, kjo është njësia e parë luftarake gjermane, që vendoset në një kuartier të përhershëm në Francë.

Inagurohet ura hekurudhore

Ministrat e Komunikacionit të të dy vendeve, Peter Ramsauer dhe Thierry Mariani inaguruan një urë hekurudhore mbi Rin. Punimet për ndërtimin e kësaj ure zgjatën gati tri vjet. Vënia e saj në funksionim do të përshpejtojë qarkullimin e trenave mes Gjermanisë dhe Francës. Në urën me dy korsi mes Strasburgut dhe Kehlës trenat mundd të udhëtojnë me shpejtësinë deri në 160 km/h. Kjo urë zëvendëson urën e viteve 50-të, në të cilën shpejtësia ishte e kufizuar deri në 100 km/h. Konstrukti i saj me një vlerë rreth 63 Milionë Euro është pjesë e së ashtuquajturës magjistrale evropiane e qarkullimit të trenave të shpejtësisë së lartë, e cila kalon nga Parisi, përmes Strasburgut drejt Shtutgarit, Mynihut, Vjenës dhe Budapestit.

Sipas të dhënave të policisë shkas për masat e forta të sigurisë ishin kërcënimet e një aksioni proteste të sinjalizuar kundër takimit. Gjatë një shëtitjeje, që bënë në qendër të qytetit Merkel dhe Sarkozi, pati fishkëllima nga kalimtarë, që bënin sehir dhe njoftohet se policia arrestoi dy persona, një burrë që posedonte një thikë dhe një grua, e cila një shishe me ujë që mbante në dorë e spërkati në drejtim të të ftuarve.

Autor: dpa, afp, rtr/ Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 10.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QVYs
  • Data 10.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QVYs