1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Produkte të falsifikuara 'Made in Germany'

Uta Knapp/Amarildo Topi12 Gusht 2014

Gjermania është vendi i dytë në botë ku prodhohen më shumë produkte të falsifikuara. Sipas vlerësimëve dëmi i shkaktuar tek biznesi është 7.9 miliard Euro.

https://p.dw.com/p/1Csht
Fotografi: Aktion Plagiarius e.V.

Për shumë firma gjermane të cilat preken nga dhunimi i pronësisë intelektuale, shpesh herë dhunuesin e kanë pranë.

Kina prej kohësh kryeson listën e vendeve që falsifikojnë markat, por një studim i kryer këtë vit tregon se edhe në Gjermani falsifikohen shumë marka e produkte.

Në vitin 2014, pothuasje çereku i markave dhe produkteve të falasifikuara vinte nga kompani me seli në Gjermani. Vendi me ekonominë më të fortë në Europë qëndron mbrapa Kinës, ndërsa pas saj vijnë Turqia dhe India. Ky është rezultati i studimit mbi piraterinë i bërë nga shoqata e inxhinierëve gjermanë VDMA.

Produktpiraterie in Deutschland
Fotografi: picture-alliance/dpa

Falsifikime ‘made in Germany'

Por në krahasim më falsifikimet e vendeve të tjera, ato nga firmat gjermane shpesh kanë cilësi të lartë. Sipas shoqatës falsifikuesit gjermanë në disa rastë kanë kopjuar të gjithë mekanikën high-tech ose përbërës të produkteve.

Si shkak kryesor të dhunimit të pronësisë intelektuale, studimi sheh konkurencën e ashpër. Sipas VDMA piratimi i produkteve i ka shkaktuar 7,9 miliard Euro humbje industrisë vetëm vitin e shkuar.

Çmim për falsifikuesin më të mirë

Rritja e prodhimi të produkteve të falsifikuara në Gjermani ka bërë që dikush të mendojë një ide origjinale për të lufutar këtë trend.

Që prej vitit 1977, një grup i njohur me emrin Aktion Plagiarius ka dhënë çmime për kompanitë që prodhojnë produktet më të mira të falsifikuara. Përveç firmave kineze që marrin çmimet më shpesh, ka edhe kompani gjermane.

Një shembull i famshëm është ai i një prodhuesi i një mbajtëse magnetike materialesh në landin e Baden-Württemberg. Kur produkti ishte në majat e tij, një kompani nga landi fqinj Franken filloi të prodhojë një produkt të njëjtë.

Produktpiraterie in Deutschland
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kompania nga Franken këtë vit mori çmimin e vendit të tretë në çmimet e Plagiarius dhe zuri një vend në muzeun e grupit në Solingen.

Asgjë nuk është e shenjtë

Pirateria nuk njeh kufij thotë zëdhënësja e ,Plagiarius' Christine Lacroix. Imituesit e sotshëm falsifikojnë që nga lodrat deri tek pajisjet e ndryshme high-tech.

Më parë imitimet e produkteve dalloheshin nga cilësia e keqe, por sot kjo gjë ka ndryshuar dhe është e vështirë të dallohen, thotë ajo.

Dhe ‘Plagiarius' ndërkohë në përpjekje që të mbrojë inovacionet origjinale, u ka sugjeruar kompanive disa hile teknike. Për pjesët që mendohet se kopjohen lehtësisht, nuk jepet shpjegimi i duhur ose shenjohen me holograme.