1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Prodi shpallet "Qytetar Nderi" i qytetit të Gjirokastrës

Ishkryeministri Italian Romano Prodi, shpallet “Qytetar Nderi” në Gjirokastër, në qytetin ku në vitin 1997, u takua me kryeministrin e qeverisë së pajtimit kombëtar dhe u solli shqiptarëve mesazhin për paqe

Romano Prodi

Romano Prodi

Kur me një helicopter të forcave italiane të Nato-s, Romano Prodi, në atë kohë ishkryeministër i Italisë, u ul në Gjirokastër për të takuar kryeministrin shqiptar të pajtimit kombëtar Bashkim Fino, në fillimprillin e vitit të trazirave 1997, njëherësh ai kishte vendosur të shpallej dhe një mik i madh e vizionar i palëkundur në miqësinë e tij me shqiptarët. Romano Prodi u solli shqiptarëve në ato ditë të vështira për historinë kombëtare, mesazhin e Bashkimit Europian për paqe, integrim, vlera e standarte demokratike. Për këto kontribute dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Gjirokastra e Eq’rem Cabej’t, e Kadaresë, dhe e dhjetra personaliteteve të shquara e shpalli Romano Prodin “Qytetar Nderi”.


Siç dhe e deklaroi në takimet e zhvilluara me faktorë të shumtë të politikës, shkencës e qytetarë të thjeshtë, shqiptarët dhe historia e tyre, ka zënë e do të zëjë një vend me rëndësi në aktivitetin e jetën e tij, si politikan, professor dhe dimension europian për integrimet ballkanike. Ishkryeministri Prodi tha se: "Shqipëria duhet të ecë me kujdes, të vëzhgojë se çfarë rruge është bërë dhe të mbështetet tek aleatët për të ecur përpara pa gabime."

I mahnitur me bukuritë e mjeshtërinë e ndërtimit të një qyteti si Gjirokastra, Ishkryeministri Prodi ka pranuar ftesën e kryebashkiakut për të qënë kryetar i Komitetit të personaliteteve e miqve të Gjirokastrës, “Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore” në Unesco, kudo në botë.

  • Data 02.07.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EUtE
  • Data 02.07.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EUtE