1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Prodi kërkon votëbesimin

Në Itali aleanca e qendrës së majtë e kryeministrit Romano Prodi ndodhet para një prove të vështirë. Partia e ministrit të drejtësisë Clemente Mastella, që dha dorëheqjen ka bërë të ditur largimin nga qeveria.

Kryeministri italian Romano Prodi dhe ministri i drejtësisë, Clemente Mastella

Kryeministri italian Romano Prodi dhe ministri i drejtësisë, Clemente Mastella

Fundi është i parashikueshëm, por Romano Prodi nuk do të dalë nga dera e pasme, por do matjen e forcave në parlament. Në njëmbëdhjetë e gjysëm kryeministri doli sot para deputetëve. "Një qeveri e merr të drejtën e ekzistencës nga parlamenti. Në parlament një qeveri duhet të sqarojë, në se e ka besimin. Qeveria jonë ia ka arritur ta ngrejë vendin përsëri në këmbë dhe ta vërë në lëvizje, ajo e ka nxjerrë vendin nga kriza."

Prodi duhet ta marrë mbështetjen në Dhomën e deputetëve

Pastaj kryeministri duhet të shkojë në senat. Dhe aty Prodi ka humbur shumicën pas largimit të ministrit të drejtësisë, Clemente Mastella. Humbja është e parashikueshme. Linja në aleancën e qëndrës së majtë të Prodit është nëse rrëzohet qeveria, duhet të evitohen zgjedhjet e reja të menjëhershme. Një qeveri provizore, duhet të garantojë, që Italia të shkojë në votime me një ligj, që i garanton kësaj rradhe vendit shumica të qarta dhe të qëndrueshme. Edhe komunistët, të cilët mbrëmë fillimisht bënë thirrje për zgjedhje të shpejta të reja, e mbështesin këtë linjë, kështu edhe shefi i fraksionit të komunistëve, Gennaro Migliore: "Në këtë moment vendi ka nevojë për reforma. Nuk është e mundur, që Mastella për arsye personale të shkelë me këmbë interesat e vendit. Ne jemi të bindur, se para zgjedhjeve të reja, duhen bërë reforma të rëndësishme në interes të vendit dhe të njerëzve, këtu bën pjesë edhe reforma zgjedhore."

Udhëheqësi i opozitës Silvio Berlusconi nuhat shansin për t´u kthyer në pushtet, dhe këmbëngul për zgjedhje të reja. "Prodi nuk ndahet dot nga pushteti. Unë pres, që ana tjetër të provojë edhe disa taktika të tjera. Unë nga ana tjetër dëshëroj, që të bëhen menjëherë zgjedhje. Një qeveri institucionale tranzitore për mendimin tim nuk është zgjidhje."

Berluskoni edhe mund t´i fitonte zgjedhjet

Në anketime manjati i mediave së bashku me partitë e tjera të qendrës së majtë kryeson. Kristiandemokratët kanë sinjalizuar se në rast zgjedhjesh do të vihen në anën e Berluskonit. Ministri i mëparshëm i drejtësisë Clemente Mastella, i cili ka shkaktuar krizën, do ta përmbyllë ndoshta me aleancën e Berlusconit. Edhe ai është për zgjedhje të reja. "Ne jemi për zgjedhje. Për këtë duhet të vendosë presidenti, por politikisht pozicioni ynë është i qartë. Ne duam që qytetarët të shkojnë të votojnë."

Nqs Prodi nuk e merr votëbesimin nga senati, sipas kushtetutës vendos presidenti, Giorgio Napolitano. Ai mund të përpiqet, që të organizojë një qeveri kalimtare. Nqs edhe për të nuk ka shumicë në parlament, presidentit i mbetet vetëm një rrugë, të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet e reja.

  • Data 22.01.2008
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cw4I
  • Data 22.01.2008
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cw4I