1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Procesi për Politkovskajan - Shpresa që në fund të gjendet se kush ka urdhëruar vrasjen është e pakët

Dy vjet pas vrasjes së gazetares Anna Politkovskaja të hënën (17.11.) filloi në Moskë procesi gjyqësor. Në bankën e të akuzuarit nuk janë vrasësit e mundshëm por vetëm persona që mund të kenë qenë ndihmës.

default

Ana Politkovskaja

Dy vjet pas vrasjes së gazetares kritike ndaj Kremlinit, Politikovskaja (Anna Politkowskaja), të hënën (17.11) filloi në Moskë një proces - i pari i shumë proceseve po t´i besojmë prokurorisë. Sepse në bankën e të akuzuarve nuk janë vrasësit, por tre burra, që konsiderohen vetëm bashkëpunëtorë të tyre, si dhe një ish-oficer i shërbimi sekret, roli i të cilit është i pasqaruar. Vrasësi i vertetë dhe ai që e ka ngarkuar të kryejë vrasjen janë edhe të lirë.

Gedenken an Anna Politkowskaja

Përkujtohet vrasja e gazetares ruse

Vrasja e Politikovskajas

Reporterja e gazetës ruse "Nowaja Gaseta" Anna Politkowskaja u vra me 7. tetor 2006 në korridorin e shtëpisë ku banonte në Moskë. Krimi ishte përgatitur prej një kohe të gjatë dhe me shumë saktësi. Sipas hetuesve si vrasësi ashtu edhe ndihmësit e tij kishin qenë më parë disa herë në vendin e ngjarjes. Një herë biles kamera e vëzhgimit kishte regjistruar se si vrasësi personalisht i mbante të hapur derën me respekt dhe e lë të kalojë viktimën e tij të mëvonshme.

Bota atëherë u shokua. Si në Rusi ashtu edhe jashtë saj kërkohej një sqarim i pavarur i krimit. Aktivistët rusë për të drejtat e njeriut, opozitarë dhe kolegë të Politkovskaja-s folën për një vrasje me motive politike. Sepse përmes informimit të saj për cënimin e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin, në rradhë të parë në Çeçeni, gazetarja ishte bërë e padëshërueshme si pushtetarët në Grozni ashtu edhe në Moskë.

Wladimir Putin in China Reaktion auf Kriegsausbruch in Südossetien

Vladimir Putin

Presidenti atëhershëm Vladimir Putin i kundërshtoi akuzat. "Kjo gazetare ishte kritike e ashpër e pushtetit në Rusi. Por ndikimi i saj në jetën e brendshme politike ka qenë i pakët. Një vrasje e një personi të tillë, një vrasje brutale e një gruaje, e një nëne drejtohet në vetvete kundër vendit tonë, kundër Rusisë dhe kundër atyre që kanë pushtetin në këtë vend. Vrasja e Politkovskajas dëmton pushtetarët më shumë se pubilikimet e saj."

Autoritetet po përpiqen për sqarimin e shpejtë të çështjes, pat deklaruar Kremlini. Këtë nuk e besuan edhe aq kolegët e Politkowskaja-s dhe nisën hetimet e tyre. Ata shfaqën gatishmërinë për të bashkëpunuar me prokurorinë. Sukseset e para mundën t´i shpallnin pas dhjetë muajsh. Në gusht 2007 u arrestuan njëmbëdhjetë të dyshuar, ndër ta shumë persona me origjinë çeçene, si dhe punonjës të policisë dhe të sherbimit sekret rus FSB.

Russland Moskau Prozeß Anna Politkowskaja Sohn Ilja

Djali i gazetares së vrarë, Ilia

Shpresat për gjetjen e së vërtetës po shuhen

Fakti që ndër të dyshuarit ishin edhe punonjës të policisë dhe të FSB-së i bëri kolegët e Politkowskajas të shpresojnë se autoritetet po demonstronin kësaj rradhe me të vertetë vullnetin e mirë dhe do t´i kërkonin llogari të gjithë fajtorëve pavarësisht nga statusi. Ndërkohë këto shpresa janë dërmuar. Sepse në bankën e të akuzuarve rrinë sot vetëm katër vetë.

Tre çeçenët Sergej Hadschikurbanow dhe vëllezërve Dschabrail dhe Ibrahim Mahmudow akuzohen për ndihmë në vrasje. Kolonelit Pavel Rjagusov - se paku deri tani - nuk është mundur t´i dëshmohet faji. Rjagusov është i akuzuar sepse ai së bashku me Hadschikurbanov kanë kërcënuar një sipërmarrje për t´i marrë para dhe ky rast po trajtohet njëkohësisht me vrasjen e Politkowskaja-s. Kërkohet Rustam Mahmudow, që dyshohet të jetë vrasësi, personat që e kanë ngarkuar janë të panjohur.

Gjetja e tyre nuk i intereson qeverisë, mendon përfaqësuesi i shoqatës ruse të gazetarëve Igor Jakowenko, i cili së bashku me kolektivin e "Nowaja Gaseta" po ndjek rastin Polikowskaja. "Një hetim - policor apo gazetaresk - kryhet sipas rregullave të caktuara. Hetuesit janë profesionistë, që duan të zbulojnë punën e kriminelëve po profesionistë. Me punën e ekipit hetimor koleget e Politkowskaja-s janë të kënaqur. Por hetuesit hasin gjithnjë në caqe, që ia vendos qeveria. Nuk bëhet fjalë për investigim të pavarur, sepse që në fillim është dhënë një drejtim se ku duhet të hetohet."

Ky drejtim se ku duhet hetuar tregon drejt Evropës Perëndimore. Sipas prokurorit të përgjithshëm, Juri Tshajka vdekja e Politkovskajas u ka shërbyer atyre, që duan të destabilizojnë Rusinë, pra të gjithë atyre, që duan të kthehen te "sistemi i vjetër qeverisës, ku paraja dhe oligarkët mund të vendosnin gjithçka". Më konkretisht ai nuk deshi të shprehej, veçse se ai që ka dhënë urdhërin për vrasjen jeton jashtë shtetit. Megjithatë në mediet ruse mund ta lexoje shpejt emrin – ishte fjala për oligarkun që jeton në mergim në Londër, Boris Beresovsky, të cilin Kremlini e lidh me dëshirë edhe me vrasjen e Alexander Litvinenkos.










  • Data 18.11.2008
  • Autor Tatjana Petrenko
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FxRC
  • Data 18.11.2008
  • Autor Tatjana Petrenko
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FxRC