1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Procesi më i madh gjyqësor në historinë e ushtrisë gjermane

Në prozesin më të madh penal në historinë e Bundesverit gjerman, të mërkurën në Mynster janë shqiptuar dënimet. Fjala ishte për keqtrajtimet në kazermën Coesfelder, gjatë vitit 2004.

default

Një nga të akuzuarit

Kompania e stërvitjeve në Coesfelder nuk ka qenë brigadë ndëshkuese. Kështu u shpreh kryesuesi i trupit gjykues, në fillim të fjalës përfundimtare në procesin në Mynster. Shumica e ushtarëve kanë dëshmuar se ishin të kënaqur me procesin e stërvitjeve.

Mirëpo, disa prej eprorëve u detyruan të përballen me dënime. Dy eprorë u dënuan me nga 22 vjet heqje lirie, ndërsa dy ndihmës të tjerë me nga 16, respektivisht 22 muaj. Ata kanë pranuar se i kanë keqtrajtuar ushtarët edhe me kabllo të rrymës elektrike.

Prokurori Woflgang Schweer është i mendimit se dënimi ishte adekuat. "Nga pikëpamja e aktpadisë, dënimi i shqiptuar prej gjykatës vendore është i diferencuar. Mirëpo, mund të thuhet se të akuzuarit janë dënuar me dënime të qarta. Më duket se katër prej tyre janë dënuar gati me nga një vit heqje lirie. Me futjen në fuqi të dënimit, ata automatikisht e humbin statusin e ushtarit", pohon Schweer.

Shefi i atëhershëm i kompanisë në kazermën Coesfelder, është dënuar me gjobë në vlerë prej 7.500 eurosh. Gjatë procesit ai ka deklaruar se i ka lejuar vetëm katër pengmarrje, ndërsa për tri pengmarrjet kontestuese nuk ka qenë i informuar. Ai pohon se as për keqtrajtimet nuk ka ditur asgjë.

Katër ish - ushtarë të kazermës Coesfelder janë shpallur të pafajshëm, sepse nuk ka patur dëshmi të mjaftueshme.

Në procesin më të madh deri tani në historinë e ushtrisë gjermane, janë marrë në pyetje më shumë se 200 dëshmitarë. Të akuzuarit akuzoheshin për keqtrajtimin brutal të rekrutëve.

"Mendoj se denimi tregon shumë qartë se nuk ishte fjala vetëm për cikërrima. Gjatë procesit janë paraqitur edhe shumë dëshmitarë, që janë marrë në pyetje. Pas fjalës përfundimtare është dashur të merren në pyetje edhe 23 dëshmitarë, sepse një prej avokatmbrojtësve është kujtuar se mandanti i tij nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në kohën e kryerjes së veprave," thotë prokurori.

Gati të gjithë avokatët kanë kërkuar lirimin e mandantëve të tyre. Mirëpo gjykatësit ishin të bindur se keqtrajtime ka patur. Eshtë shumë e mundur që mbrojtësit të kërkojnë revizionin e procesit. Këtë po mendon edhe aktakuza. Kështu që është e mundur që epilogu i procesit të dihet vetëm para gjykatës kushtetuese në Karlsruhe.




►◄

  • Data 12.03.2008
  • Autor Detlef Progres
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNaK
  • Data 12.03.2008
  • Autor Detlef Progres
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNaK