1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Procesi kundër Sheshelit

Ultranacionalisti serb, Vojislav Sheshel duhet të përgjigjet para Tribunalit të Hagës për vrasjen dhe dëbimin e qindra kroatëve dhe boshnjakëve në vitet 90-të. Të enjten ai ka mundësi të flasë për akuzën ndaj tij.

Salla e Tribunalit

Salla e Tribunalit

Procesi i parë gjyqësor kundër Sheshelit u ndërpre për shkak të grindjes për mënyrën e mbrojtjes së të akuzuarit. Shesheli në atë kohë hyri madje edhe në grevë urie. Ditën e mërkurë u lexua aktpadia kundër ultranacionalistit.

Prokurorja Kristine Dahl (Kristine Dal) nuk arriti të fshehë nënqeshjen ironike para se të fillonte të karakterizonte të akuzuarin. Vojislav Sheshel me sa duket nuk arriti të gjejë vetveten në fjalët e juristes amerikane

Parrulla urrejtjenxitëse të ultranacionalistit

"Zoti Sheshel është një politikan drejtues. Ne do të dëshmojmë që ai është një njeri pa skrupuj dhe që i bën llogaritë me gjakftohtësi. Ai e quan veten si nacionalistin më të madh serb të gjallë. Ai e ka gabim. Krenaria kombëtare nuk mbjell urrejtje dhe frikë dhe nuk shktaërron kultura apo fe të tjera."

Për Dal është e qartë që ultranacionalisti dhe kryetari i partisë radikaliset serbe është përgjegjës për krimet që kryen çetnikët e tij
në fillim të viteve 90-të në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Me synimin për të krijuar një shtet të bashkuar serb, tha prokurorja, janë dëbuar kroatë dhe myslimanë nga fshatrat e qytetet e tyre. Gratë kanë humbur bashkëshortët dhe kanë përjetuar tmerre të papërshkrueshme. Disa nga këto viktima do të dalin para gjyqit në muajt e ardhshëm si dëshmimtarë. Me parrullat e tij gjithe urrejtje për joserbët, Shesheli ka nxitur njerëzit e tij kundër myslimanëve dhe kroatëve, u shpreh Dal duke cituar pjesë nga fjalimi i Sheshelit nga viti 1991.

"Kroatët nuk do të flenë të qetë për sa kohë janë këtu. Ne nuk do t'i, por do t'i nisim me maune e trena drejt Zagrebit." Faktikisht tha prokuroroja, kroatët u vraën, u morën me forcë e iu dëbuan. Pala akuzuese do të dëshmojë gjatë procesit se fjalimet propagandistike të kryetarit aktual të radikalistëve janë kriminale.

"Fjalimet e tij urrejtjenxitëse shkelën dinjitetin e komuniteteve që ai sulmonte. Ne do të prvojmë që me shprehjet e tij ai ka torturuar njerëz."

Përndjekje, dëbim dhe trajtim çnjerëzor i civilëve

Në aktakuzë flitet për përndjekje, dëbim dhe trajtim çnjerëzor të civilëve në Sarajvë dhe Vukovar. Guerilasit e Sheshelit kanë vrarë dhe torturuar pa dallim njerëz. I akuzuari e hedh poshtë çdo pjesëmarrje në akte kriminale. Ai i mbron pikëpamjet e tij politike dhe fjalimet e tij, por ky nuk është krim tha Shesheli. Ditën e enjte ai ka mundësinë të flasë për akuzën ndaj tij.

Në këtë kuadër Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte që pas pak javësh largohet e cilësoi bashkëpunimin e Tribunalit me Serbinë si "shumë premtues" duke u shprehur se ajo mund të ndriçojë tashmë dokumeta apo arkiva që më parë ishin të paprekshme.

  • Data 07.11.2007
  • Autor Ludger Kazmierczak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5Hp
  • Data 07.11.2007
  • Autor Ludger Kazmierczak
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C5Hp