1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Procesi kundër Kreshnik B. - I akuzuari deponon me një frazë fatale për të

Kreshnik B. është luftëtari i parë nga Gjermania që tani përgjigjet për shkak të pjesmëarrjes në luftën e Sirisë. Ai ka dashur të vdes si martir, dhe kjo e rëndon gjendjen e tij.

"A keni ftohtë? Lirisht mund ta hiqni xhupin, ne s'ju bëjmë gjë", me këto fjalë e priti kryetari i trupit gjykues të akuzuarin Kreshnik B., 20 vjeç, të lindur në Bad Homburg, nga prindër me origjinë shqiptare. Ai ishte veshur me tuta sportive dhe me një xhup të trash dimri në ngjyrë të kuqe të fortë. Ai nis ta heqë xhupin - dhe fillon e flet me zë të ulët e me fjali të shkurta. Ai tregoi se si ka shkuar në Siri në korrik të vitit 2013, për t'iu bashkuar milicëve terroristë IS. Por ai nuk e gjeti veten atje dhe u kthyer në Gjermani në dhjetor. Pa e shkrepur asnjë plumb, siç thotë ai.

Ai u arrestuar menjëherë në aeroportin e Frankfurtit dhe akuzohet për anëtarësi në një organizatë të huaj terroriste. Për këtë vepër parashikohet një dënim deri në 10 vjet heqje lirie. Gjykatësit dhe prokurorët pohojnë se dënimi mund të jetë më i butë, në qoftë se Kreshniku tregon se përse ka shkuar në radhët e xhiadistëve. Por pikërisht në mes të deponimit përdoret fraza fatale: "Në fakt unë gjithmonë kam dashur të vdes si martir."

Madje edhe vet avokati i tij Mutlu Günal u tmerrua nga kjo fjali. Ai e ka bindur klientin e tij që të flasë para trupit gjykues, sepse fillimisht Kreshniku nuk donte të depononte.

Të mbrosh "vëllezërit dhe motrat"

Dëshmia e tij kësisoj nuk zbardhi asgjë. Kush e ka radikalizuar atë në Gjermani? Kreshniku nuk përmendi emra. Si ka shkuar në Siri? Përmes Stambollit dhe prej atje me autobus, së bashku me gjashtë shokë ideali. Ai është stërvitur me armë, por gjatë luftimeve gjithmonë ka qenë në radhët e fundit. "Ata nuk kanë dashur që unë të futem në luftime", thotë ai, madje kjo që tingëllon pak sikur ai ndihet i fyer nga ky fakt. Grupe të ndryshme islamike kanë luftuar kundër njëri-tjetrit. "Kjo më trishton", thotë ai. Ai ka dashur t'i mbrojë "vëllezërit dhe motrat" nga regjimi i Assadit. Ai ende mendon se kjo ka qenë e drejtë. Dhe në këtë moment ai thotë fjalinë fatale për martirët.

Kjo i zgjon dyshimet gjykatësit por edhe të tjerëve, nëse i akuzuari vërtetë është pednuar kur thotë: "Dua të bëj një jetë normale". Kreshnikun e ka bindur familja e tij me mund të madh që të heqë dorë nga luftimet dhe aventura me IS. Para trupit gjykues paraqitet edhe një video, ku Kreshniku shihet i armatosur rëndë. "Nuk e di fare ku është bërë ky xhirim", thotë ai.

Atje ka qenë shumë monotone, pohon Kreshniku, i cili ka marrë pjesë në tri luftime, por vetëm në prapavijë, në shërbimin mjekësor. Fjalën kryesore e kishin luftëtarët arabë dhe çeçenë të IS, të cilët nuk kanë fort besim tek evropianët. Gjykatësi Sagebiel do të di se kush ka qenë udhëheqësi itij, por ai përgjigjet: "Nuk e kam idenë."

"Shumë pak gjëra keni treguar. Duhet të tregoni më shumë", thotë gjykatësi. I akuzuari hesht dhe shikon avokatin. Ai mund të shpëtojë me tre ose katër vjet burg, nëse gjykata është e kënaqur me dëshminë e tij. Por gjatë seancës të enjten (30.10), nuk u duk të ishte kështu.