1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Procesi kundër "kontabilistit të Auschwitzit"

70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore nxirret para gjyqit një i akuzuar tjetër për krime në Holocaust. Oskar Gröning, 93 - vjeçar, ka shërbyer në Auschwitz.. Ai akuzohet për ndihmë në 300.000 raste të vrasjeve.

Interesim i madh per procesin ne Lüneburg

Interesim i madh i mediave

"Një natën janari të vitit 1943, ai e ka parë për herë të parë vrasjen me gaz helmues të hebrenjëve. Kam dëgjuar klithjet panike në dhomat e gazrave, kur janë mbyllur dyert", deklaroi Oskar Gröning me 2005, në shumë intervista për gazeta, duke folur për kohën kur ishte në Auschwitz. Dy vite me radhë, prej shtatorit 1942 deri n tetor 1944, ka shërbyer atje në njësitë SS. Gröning ka qenë i ngarkuar me admininistrimin e parave, gjërave me vlerë dhe stolive të marra prej viktimave. Ndaj në media është quajtur edhe si "Kontabilisti i Auschwitzit". Ai për veten pohon se është i pafajshëm: "Unë nuk kam vrarë askend. Unë kam qenë vetëm një hallkë në zingjirin e maqinerisë së shfarosjes. Unë nuk kam qenë vrasës", thoshte ai me 2005.

Fajësimi: mbështetja e maqinerisë së vdekjeve

10 vite më vonë Oskar Gröning do të dal para gjykatësve. Me 21 pril 2015 fillon në Lüneburg mbase edhe procesi i fundit për krimet nga koha e nacional-socializmit në Gjermani. Pasi i akuzuari kaherë jeton në një fshat të vogël të Lünebergut, në Heide, procesi do të mbahet në gjykatën në Lüneburg. 93-vjeçari akuzohet për ndihmë në vrasjen e të paktën 300.000 personave. Aktakuza e përgatitur nga prokuroria në Hannover, kufizohet për shkaqe të dëshmive vetëm tek "Aksioni Hungarez". Në periudhën 16 maj - 11 korrik 1944. Brenda këtyre dy muajve njësitë SS i kanë deportuar rreth 425.000 hebrenj nga Hungaria në Auschwitz. Rreth 300.000 prej tyre janë futur në dhoma gazi dhe janë vrarë.

Në këtë periudhë kanë ardhur gjithësejt 137 transporte e trena në fabrikën e nazistëve për shfarosje. Gröning ka punuar në atë kohë në portën e trenit. Ai ka qenë tek seleksionimet, kush mund të punojë e kush është i "papërdorshëm" dhe i ka ndarë ata pamëshirshëm. Ai e ka ditur se të ndarët nu do të shkojnë në "dezinfektim" por do të dërgohen drejt në vdekje. Ai i përkiste grupit të atyre që kanë mbledhur gjërat e mbetura në hekurudhë. "Në këtë mënyrë duhej të zhdukeshin gjurmët për shfarosje masive", thuhet në aktuakzën 85 - faqëshe. Gröning ka pasur për detyrë të ndajë edhe paratë dhe gjërat me vlerë nga valixhet dhe t'i dërgojë në Berlin. Aktakuza pohon se me veprat e tij ai ka mbështetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë vrasjet e regjimit nazist.

Auschwitz

Auschwitz

Ky proces vjen me dekada i vonuar, pohon Christoph Heubner, nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Auschwitzit. "I akuzuari ka kaluar vitet më të rëndësishme të jetës së tij në liri dhe paqë, në mes të shoqërisë". Gröning i lindur me 10 qershor 1921, ka ardhur si i ri në Auschwitz, me 21 vjet. Tani së shpejti do t'i mbushë 94.

Pse kaq vonë?

Jeta mesatare në Gjermani zgjatë rreth 80 vjet. Vet ky fakt imponon pyetjen pse rasti Gröning ka zgjatur kaq shumë? Pse "kontabilisti i Auschwitzit" nxirret kaq vonë para gjykatave? Në veçanti kur dihet se prej vitit 1958 ekziston e ashtuquajtura "Qendër", me seli në Ludëigsburg, për zbardhjen e krimeve nga koha e nazizmit.

Një prej shkaqeve është korrigjimi i rregullave juridike. Në vitet 1960 dhe 1970 ka vlerë premisa se personave duhet t'u dëshmohet një vepër konkrete. Kjo ka ndyshuar me vendimin e gjykatës vendore në München, në rastin John Demjanjuk. Ish-roja ndërkohë i vdekur është denuar me 2011 me pesë vjet heqje lirie, për ndihmën e vrasjeve të 28.000 hebrenjëve - ndonëse nuk është dëshmuar se ai vet ka vrarë. Por Demjanjuk vdiq para se vendimi të shpallet i plotfuqishëm.

Vetëm në Auschwitz kanë punuar prej vitit 1940 - 1945 rreth 7000 anëtarë të SS. "Në Gjermani është dashur të akuzohen me mijëra burra dhe gra, sikur të vlenin kriteret e sotme," thotë avokati Thomas Walther. "Por kjo nuk është dëshiruar". Ndihmësit e nazistëve, nuk janë ndjekur. As Oskar Gröning nuk është dënuar kurrë për ndihmën e tij në fabrikën e vrasjeve. Ai ishte në shënjestër të drjetësisë para 30 vitesh, por për shkak të mungesës së dëshmive është liruar me 1985. U vlerësua se "ai nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasje" dhe se ai vetëm "ka ruajtur valixhet."

John Demjanjuk

John Demjanjuk

Shpresa e vonuar për drejtësi

Gjykata në Lüneburg ka caktuar 27 ditë për këtë proces. Vendimi pritet në fund të qershorit. Mbi 60 persona do të dëshmojnë. Ata vijnë nga SHBA, Hungaria, Kanadaja dhe Izraeli.

Një prej tyre është Eva Pusztai nga Budapeshta. E mbijetuara në Auschwitz i ka deklaruar gazetës "Die Welt": "Vet fakti që i akuzuari ka përzier nëpër valixhe dhe gjërat e paketuara me lot në sy nga nëna ime, që i përkisnin motrës time më të vogël Gilike, të cilën e kanë vrarë, më bën të çmendem. Unë dua të futem njëherë në një gjykatë gjermane dhe të tregoj ate që kam parë."