1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Procesi kundër kanadezit Omar Khadr dhe e ardhmja e kampit të Guantanamos

Në gjyqin ushtarak të Gjykatës ushtarake të Burgut të Guantanamos në SHBA fillon të hënën (10.11) procesi kundër kanadezit Omar Khadr. Ai akuzohet, se në vitin 2001 ka vrarë një ushtar amerikan në Afganistan.

default

Kanadezi Omar Khadr është një nga 270 të burgosurit, që vazhdojnë të mbahen në kampin e Guantanamos. Kur u arrestua ai ishte 15 vjeç.

Javët e ardhshme presidenti i ri i SHBA-ve, Barak Obama, me siguri që do të dëgjojë shumë shpesh fjalinë: Çfarë duhet bërë me Guantanamon? Obama: "Kjo është fare e thjeshtë: Mbylleni!"

Kudo që e kanë pyetur gjatë fushatës elektorale për kampin e diskutueshëm, Obama ka deklaruar një mendim të qartë dhe të prerë mbi këtë temë: "Ne duhet ta bëjmë së bashku këtë, sepse ne nuk jemi një komb, që i izolon njerëzit pa ngritur padi. Ne nuk jemi një komb, që i rrëmben të burgosurit në mjegull dhe gjatë natës në vende të tjera për t'i torturuar ata, ne nuk jemi kështu, ne jemi Amerika dhe u përmbahemi vlerave."

Shumë amerikanë do të jenë kundër mbylljes së Guantanamos

Nëse Barak Obama më 20 janar do të hyjë zyrtarisht si president në Shtëpinë e Bardhë, për të qenë i besueshëm ai duhet ta mbyllë kampin e të burgosurve në Guantanamo. Por edhe në të ardhmen do të ketë shumë amerikanë, që do të jenë kundër mbylljes së këtij kampi. Ndër ta bën pjesë edhe Xhon Jo (John Yoo). Si jurist ai ka qenë dikur anëtar i shtabit të këshllitarëve të presidentit Bush dhe ka bashkëpunuar për hartimin e bazës ligjore për këtë kamp. Edhe sot e kësaj dite ai e jusitifikon ekzistencën e Guantanamos: "Gjithmonë kur involvohesh në një luftë, burgos dhe internon. Problemi është se duhet të bazohesh diku. Ideja me Guantanamon ishte, që të vendosej në një vend të sigurtë. Nëse të burgosurit do të mbaheshin në territorin e luftës në Afganistan, atëherë kjo do të ishte si një ftesë për më shumë sulme terroriste. Ne nuk donim ta vendosnim kampin në zonën e sovranitetit të SHBA, sepse në një rast të tillë do t´i nënshtroheshim sistemit të drejtësisë sonë amerikane. Ne e konsideruam të gabuar, që këytre të burgosurve t´i jepnim të njëjtin status si shtetasve amerikanë."

Në Guantanamo nuk është në fuqi as ligji kubanez dhe as ai amerikan

Për këtë arësye luftëtarët ilegalë, siç i quajnë ata në SHBA, u internuan në Guantanamo në Kubë. Ky rrip i ngushtë toke, që SHBA e kanë marrë me qira nga Havana, është territor, në të cilin nuk vlen kushtetuta amerikane.

Ndaj për presidentin e ardhëshëm në rast të mbylljes së kampit shtrohet çësthja, se ku do të dërgohen të 270 të burgosurit, që ndodhen aktualisht në të? Por ky problem mund të zgjidhet, mendon Neal Katyal, profesor i drejtësisë në Universitetin Xhorxhtaun (Georgetown): "Ne mund t´i vendosim ata në burgjet ushtarake në SHBA, ose në vende të tjera. E rëndësishme është vetëm, që ata të jenë në një vend, në të cilin ekziston drejtësia dhe shteti ligjor. Në Guantanamo nuk është në fuqi as e drejta kubaneze dhe as ajo amerikane, mbajtja e të burgosurve atje është absolutisht jo konform normave amerikane."

Tani që në tribunalin ushtarak në Guantanamo do të hapet procesi kundër kanadezit 23 vjeçar Omar Khadr, do të rindizet edhe diskutimi për kampin e Guantanamos. Barak Obama mund t´i japë fund shpejt këtij debati pas 20 janarit, sepse për të është e rëndësishme: "Unë jam konservator, në kuptimin, që dua që ne të kthehemi tek ato vlera, që kanë pasur prioritet në ndërtimin e Shteteve të Bashkuara."

  • Data 10.11.2008
  • Autor Klaus Kastan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FqSY
  • Data 10.11.2008
  • Autor Klaus Kastan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FqSY