1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Procesi kundër Haradinajt . Fundi i paqartë, si akuza edhe mbrojtja të sigurtë se do të fitojnë

Të enjten (03.04) Tribunali për Krimet e Luftës në Hagë do të shpallë vendimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy të bashkëakuzuarve. Akuza ndaj tyre: krime kundër civile serbe në vitin 1998.

default

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj është i vetmi personalitet nga shqiptarët e Kosovës i akuzuar për krime lufte. Pas luftës së Kosovës ai u nderua si hero, themeloi partinë "Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës" dhe u zgjodh kryeministër. Katër vjet më vonë ai sërish ishte në qendër të vëmendjes kësaj radhe në hetimet që kryente Tribunali i Hagës.


Prokurori David Re akuzon Haradinajn dhe dy të bashkëazuarit e tjerë Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, se si komandantë të UÇK-së pranverën e vitit 1998 sistematikisht kanë dëbuar serbët dhe romët nga rajonet e Kosovës. Ata në funksionin e komandantit mbajnë përgjegjësi direkte për krimet e kryera prej njësive të tyre, ndër të tjera prej tyre janë kryer edhe vrasje, përdhunime dhe tortura.

Carla Del Ponte Pressekonferenz in Mailand

Ish-Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte


Në hapje të procesit ish-kryeprokurorja Karla del Ponte shpjegoi përse bën fjalë akuza: "Këta tre burra qëndrojnë sot para jush, të akuzuar për krime të shmëtuara dhe brutale dhe për krime të rënda. Krime si vrasje, deportim, tortura, përdhunime, rrëmbime, arrestime arbirtrarisht dhe sulme nga më brutalet."


Akuza pretendon, se UÇK-ja në këtë periudhë ka kryer ekzekutime dhe viktimat i ka mbytur në një kanal. Balaj, në funksionin si komandant i njësisë "Shqiponja e zezë" akuzohet të jetë përgjjegjës, që njerëzit e mbetur pas gjatë arratisë së serbëve, romëve dhe egjiptianëve janë vrarë. Gjithashtu njësia "Shqiponja e zezë" akuzohet, se ka sulmuar kampin e refugjatëve në Baballoq në afërsi të Deçanit. Brahimaj ka drejtuar një kamp të burgosurish në kuartierin qendror të UÇK-së Jabllanica, në të cilin të burgosurit për shkak të plagëve kanë vdekur, ose janë ekzekutuar. Të burgosurve nuk u është dhënë sa duhet ujë i pijshëm dhe ushqime. Krahas përgjegjësisë që mban si drejtues, Haradinaj është edhe direkt përgjegjës për keqtrajtimin e fqinjëve të tij, thuhet në akuzë.


Del Ponte është treguar e sigurt, se në fund të procesit atë e pret dënimi: "Mos kini asnjë dyshim, që akuza do të vërtetojë, se ky komandant lufte dhe adjutantët e rojet e burgut të tij i kanë duart të lyera me gjak."


Akuza mbështetet në rezultatet e ekzaminimeve të kryera nga hetuesit serbë, në një zonë, që në shtator u rimor përkohësisht nën kontrollin serb dhe ku janë gjetur 39 kufoma. Një sërë viktima, sipas akuzës, janë identifikuar si civilë serbë, romë dhe shqiptarë.


Pavarësisht akuzave të rënda Haradinaj qysh në fillim të procesit u tregua i gatshëm t´i dorëzohet Tribunalit. Menjëherë pas ngritjes së akuzës përpara tri vjetësh ai u vetëdorëzua në Hagë, ku deri në qershor të 2005 qëndroi në burg. Më pas Tribunali e liroi atë deri në mars të 2007 me kusht, që ai të mos aktivizohej më në politikë si kryeministër, por vetëm si kryetar i partisë. Gjithashtu Haradinaj nuk lejohej të jepte intervista për mediat.


Megjithatë edhe gjatë dy vjetëve të arrestit të shtëpisë Haradinaj është takuar me përfaqësues ndërkombëtar në selinë e partisë së tij si dhe në vilën e tij në kuartierin e diplomatëve në Dragodan. Gjatë arrestit Haradinaj nuk e humbi influencën e fortë politike në Kosovë. Qysh në fillim të procesit ai shprehej i sigurt, se në fund do të lirohet: "Unë e kam thënë, që po shkoj me pushime, këtë e them sërish. Shpresoj, që së shpejti do të jemi përsëri bashkë. Do të dëshiroja, që të mund të shkoj, pasi të jetë marrë vendimi për pavarësinë e Kosovës, por jam i ndërgjegjshëm, që ky vendim do të vijë shpejt. Në këtë kuptim ndihem mirë. Nëse do të kthehem, dua të shohë një Kosovë, që është shumë më mirë se sot."


Mbrojtja në pretencën e saj kërkoi që të gjithë të akuzuarit të shpallen "të pajafshëm". Madje mbrojtja hoqi dorë nga kërkesa për thirrjen e dëshmitarëve të vet duke u kufizuar vetëm tek pretenca përmbyllëse në janar. Gjatë pretencës avokatët mbrojtës e kontestojnë pozicionin drejtues të Haradinajt në UÇK, duke theksuar, se kjo nuk mund të krahasohej me një ushtri konvencionale. Argumenti i mbrojtes është se UÇK-ja "ka qenë më shumë një lëvizje e civilëve shqiptarë të frikësuar", e cila përbëhej nga lidhjet familjare.


Njëkohësisht prokuroria ka njoftuar për kërcënime që u janë bërë dëshmitarëve. Disa dëshmitarë të prokurorisë nuk i kanë përsëritur deponimet e tyre të mëparshme në gjykatë, duke pranuar madje edhe vërejtjen, se nuk respektojnë gjykatën. Një antar i UÇK-së tha në sallën e gjyqit, se refuzon të dëshmojë, pasi dëshmitarë të tjerë në Kosovë janë vrarë. Ai e cilësoi si të pamjaftueshme mbrojtjen e dëshmitarëve.

  • Data 02.04.2008
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DZS0
  • Data 02.04.2008
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DZS0