1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Procesi kundër Bo Xilait

Të enjten (22.08) fillon gjyqi kundër ish-yllit politik kinez Bo Xilai. Akuza është për korrupsion, ryshfet dhe shpërdorim të pushtetit.

Bo Xilai ishte një krerët komunistë të Kinës: Anëtar i Byrosë Politike, djali i një nga shokët e ngushtë të Mao Ce Dunit, pjesë e aristokracisë komuniste. Së fundi, sekretar partie i Chongqing, me afro 30 milionë banorë qyteti më i madh i Kinës.

China erhebt Anklage gegen gestürzten Spitzenpolitiker Bo Xilai

Bo Xilai kishte ambicie të ngjitej në rrethin më të lartë të udhëheqjes kineze

Dhe Bo Xilai kishte ambicie realiste të ngjitej në rrethin më të lartë të udhëheqjes: Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike me shtatë anëtarët e tij. Por në mars 2012 ai ra thellë për shkak të një skandali që ka shkaktuar shumë zhurmë.

Rast i vështirë për partinë

Me këtë gjyq udhëheqja kineze dëshiron t'i heqë vijë një prej skandaleve më të mëdha politikë të dekadave të fundit. Por para se të fillonte procesi u desh që brenda grupeve të Partisë Komuniste Kineze të sqarohej "nëse Bo Xilai duhet t'i bëhej proces, cilat do të ishin akuzat dhe cila do të jetë masa e dënimit." - sqaron Bjërn Alpermann, sinolog pranë Universitetit të Vyrcburgut.

Bildergalerie China Volkskongress Bo Xilai

Shumë politikanë janë të prekur prej korrupsionit

Problemi për udhëheqjen kineze është se përzierja e pushtetit politik dhe e interesave ekonomike nuk përfundojnë te Bo Xilai. Korrupsioni në Kinë është endemik. Shumë politikanë janë të prekur prej korrupsionit. Kështu sipas medieve amerikane Bloomberg dhe New York Times familjet e udhëheqësit të sotëm të shtetit edhe të partisë Xi Jinping dhe ish-kryeministri Wen Jiabao kanë pasuri të mëdha. Familja e Jinping Xi ka pasuri në vlerë prej rreth 300 milionë euro. Asetet e familjes Wen Jiabao duhet të jetë edhe më shumë se dy miliardë euro.

Stili i ri Bo Xilait

Dalja në në gjyq e ish-anëtarit të Byrosë Politike Bo Xilai është sipas Alpermann një pranim se "Partia Komuniste nuk e ka korrupsionin nën kontroll as edhe në qarqet e larta të saj." Alpermann vë në dukje se në Kinë, akuzat për korrupsion përdoren shpesh për të luftuar konkurrentët politikë.

Armiq Bo Xilai ka bërë shumë, sidomos tek udhëheqja e partisë, thotë Andrew Nathan, sinolog në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut: "Bo Xilai kishte thyer traditën për të ruajtur në sipërfaqe unitetin e partisë dhe për t'i zgjidhur luftërat për pushtet prapa skenave."

Padinë kundër Bo Xilai, propaganda partiake është duke e përdorur si pjesë të fushatës së Xi Jinping kundër korrupsionit

Padinë kundër Bo Xilai propaganda partiake është duke e përdorur si pjesë të fushatës së Xi Jinping kundër korrupsionit

Me ambicien e tij Bo Xilai filloi të ndiqte mënyra të pazakonta për politikanët kinezë, shton Rebecca Liao, avokate dhe autore nga Kalifornia. "Bo ka vepruar si një politikanë perëndimor, duke përdorur mediat për të kërkuar direkt mbështetjen e publikut." Bo Xilai u bë si figura drejtuese e së ashtuquajturës "E Majta e Re"

Qëllime propagandistike

Padinë kundër Bo Xilai, propaganda partiake është duke u përpjekur për ta përdorur si pjesë të fushatës së Xi Jinping kundër korrupsionit, mendon sinologu Alpermann. Me këtë proces synohet të tregohet se partia nuk tërhiqet që të ndëshkojë madje edhe liderët më të lartë partiakë. Por një gjë e tillë "nuk lë vend për transparencë reale apo kontroll të vërtetë nga një gjyqësor i pavarur apo nga media e pavarur," - mendon Bjërn Alpermann.