1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

211209 demjanjuk prozess

22 Dhjetor 2009

Bashkëakuzuesit në procesin gjyqësor ndaj 89-vjeçarit, John Demjanjuk treguan me fjalë prekëse pjesë nga jeta dhe fati i tyre. Sot gjykata e Mynihut dëgjoi dëshmitë e të afërmve të viktimave.

https://p.dw.com/p/LArM
Xhon Demjanjukun e çojnë në sallën e gjyqit, 21.12.2009
Xhon Demjanjukun e çojnë në sallën e gjyqit, 21.12.2009Fotografi: AP

Zemërim shkakton sërish avokati i Demjanukut që e paraqet atë si viktimë

Fati i tyre vazhdon ta preokupjë edhe sot Philipp Jacobsin. Ditën që i pa për herë të fundit ai e ka ende në kujtesë, asokohe ai ishte 17 vjeç. Prindërit e tij i çuan në vitin 1943 në kampin e shfarosjes Sobiborm, që gjendej në atë pjesë të territorit të Polonisë të pushtuar nga Gjermania.

"Ajo që ka ndodhur nuk shbëhet dot më, kësaj nuk ke ç'i bën, një gjë e tillë të shoqëron gjatë gjithë jetës."

Philipp Jacobsi e tregon historinë e vet gjatë procesit gjyqësor ndaj 89-vjeçarit John Demjanjuk. Pas një ndërprerjeje të procesit për shkak të një gripi, 89-vjeçari është sërish në gjendje ta ndjekë atë. Zemërim dhe indinjatë shkakton sërish avokati i tij me strategjinë e tij për ta paraqitur 89-vjeçarin Demjanjuk si viktimë. Që në fillim të seancës avokati kishte përdorur argumentin se i akuzuari, i cili kishte qenë rob lufte ishte vënë nën presion. Për faktin që ky presion mund t'i bëjë njerëzit të kryejnë mizori flet sipas tij edhe një e dhënë për krimet, që paska kryer një e ashtuquajtur polici hebreje në një kamp përqëndrimi në Holandë.

"Historikisht është thuajse e padiskutueshme, që kjo polici hebreje është sjellë në mënyrë shumë mizore ndaj hebrejve të tjerë, ndaj njerëzve të vet." - thotë avokati i Demjanjukut, Ulrich Busch.

Policia hebreje - më e keqe se sa nazistët?

Një arsyetim i tillë është sipas avokatit të bashkëakuzuesve, Cornelius Nestler i dyshimtë, i paimagjinueshëm:

"T'i kthesh viktimat në keqbërës e kriminelë nuk shkon, është si të shtrosh pyetjen, mos vallë policia hebreje ishte edhe më e keqe se sa nazistët, një arsyetim i tillë i kthen raportet me kokë poshtë."

John Demjanjuku vetë vazhdon të heshtë. Akuza duhet të bazohet në dokumenta që e rëndojnë atë - dhe deklaratat e dhimbshme të bashkëakuzuesve.

Autor: Cordula Johannis/ Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi