1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Procesi i decentralizimit në Kosovë / Intervistë me avokatin e popullit në Kosovë, Sami Kurteshi

1. Përfaqësues të serbëve të Kosovës, thonë se decentralizimi i pushtetit lokal është shumë i rëndësishëm, por jo në formën që është menduar në planin e Marti Ahtisarit. Në këtë kuadër disa përfaqësues të serbëve thonë se decentralizimi duhet të rinegociohet me Prishtinën zyrtare. Mirëpo, qeveria e Kosovës, thotë se kërkesat e serbëve për rinegocim të procesit të decentralizimit janë të pamundura. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu.

2. Në Kosovë, deputetët e Kuvendit arritën pas shumë përpjekjesh të zgjedhin avokatin e popullit. Ai është Sami Kurteshi, me profesion jurist dhe para luftës anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë. Institucioni i avokatit të popullit në Kosovë u krijua në vitin 2003 nga administrata e Kombeve të Bashkuara. Ajo fillimisht kishte emëruar për avokat të popullit polakun Marek Antonio Novicki. Ai ushtroi këtë post tri vjet dhe që nga ajo kohë e deri më tash kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë avokatin e popullit kosovar, sepse nuk kishte koncensus ndërmjet partive politike. Moszgjedhja për një kohë të gjatë e avokatit të popullit në Kosovë është kritikuar vazhdimisht nga mekanizmat ndërkombëtar. Vet Kurteshi e di shumë mirë vlerën e të drejtave të njeriut pasi që edhe vet ka qenë i dënuar dhe i përndjekur si gjatë regjimit jugosllav në vitet e 80-ta ashtu edhe atij serb në vitet e 90-ta.

Audio dhe video për temën

  • Data 12.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I8K5
  • Data 12.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I8K5